Futboll Sport

“DO JETË NJË NDESHJE…”/ Fabio Capello e parashikon fituesin e derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, pret që derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit do të vendoset nga mesfusha.

Interi dhe Juve janë skuadra të pamposhtura deri tani në Serie A dhe takohen këtë të diele në San Siro, transmeton.

Ziklatrit janë lider me pikë maksimale nga gjashtë ndeshje, 18, dhe ndiqen nga Juventusi me 16 pikë.

“Do të jetë një ndeshje tërheqëse për të dy ekipet”, tha 73-vjeçari për Sky Sport Italia.

“Juventusi do të jetë pa Giorgio Chiellini kundër një ekipi që sulmon me shpejtësi, ndërsa zikaltrit duhet ta tregojnë karakterin e njëjtë që e kanë treguar deri tani”, shtoi ai.

Ai beso se mesfusha do ta ketë fjalën e fundit në këtë derbi.

“Interi nuk është përballur me ndonjë ekip të madhe deri tani. Ata luajtën në derbi me Milanin, por Milani i sotëm nuk është ekip që krijon probleme. Ndeshja do të vendoset në mesfushë”, theksoi ai.

Related posts

INSISTON “GARDIANI” I PSG/ Buffon: Është skandaloze që Neymari s’e ka fituar “TOPIN E ARTË”

Delo.autor

Thierry Henry: Ja futbollisti që do doja të kisha luajtur

Q.Autor

“MAGJI” NGA KAMPIONI I BOTËS/ Griezmann me një ekzekutim të përsosur të goditjes së dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment