Futboll Kategoria Superiore Sport

E PABESUESHME NË GJIROKASTËR/ Nuk kryhet ndërrimi për shkak të tabelës elektronike, shikoni reagimin e trajnerit Marantas (VIDEO)

Një episod i pakëndshëm ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes Luftëtari-Bylis. Shkak u bë mosfunksionimi i tabelës elektronike!

Trajneri i Luftëtarit, Marantas, dëshironte të kryente zëvendësimin e 3-të, teksa kërkonte të hidhte në fushë Oshafi, por kjo gjë nuk u lejua nga gjyqtarët, për shkak të mosfunksionimit të tabelës.

bandicam 2019-10-19 16-17-14-064

Kjo gjë irritoi jashtë mase teknikun grek, i cili e humbi toruan dhe në afro 10 minutat e fundit, u mor vetëm me zyrtarët e ndeshjes, teksa në një moment, mori tabelën e prishur dhe shënoi me lapustilë numrat e lojtarëve që do të ndërroheshin.

bandicam 2019-10-19 15-56-03-838

I tërbuar nga kjo situatë, trajneri i Luftëtarit  nuk pranoi të fliste në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”.

Related posts

E BUJSHME/ Igli TARE mjeshtër i merkatos, pranë akordit me sulmuesin DEMBELE

Isa.Autor

7 NDESHJE NË 20 DITË/ Real lë pushim Kylian Mbappe-n në Superkupën e Spanjës

F.autor

E PABESUESHME/ Ibrahimovic me Covid-19. Kaos me tamponat përpara Europa League

Delo.autor

Leave a Comment