Futboll Premier League Sport

EPISODI QË NDODHI GJATË ZËVENDËSIMIT/ Gjesti ndaj tifozëve dhe trajnerit, merret masa e parë për Xhakën

Granit Xhaka është një nga lojtarët më të përfolur në Angli, për shkak të episodeve që ndodhën gjatë zëvendësimit të tij në ndeshjen ndaj Kristal Palasit.

Në drejtim të shqiptarit gjatë zëvendësimit kishte fishkëllima të shumta nga tifozët, me lojtarin që nuk u përmbajt, por me ironi iu bëri më shenjë atyre të fishkëllejnë akoma më shumë, duke u larguar menjëherë në drejtim të dhomave të zhveshjes.

Trajneri Emeri u shpreh i pakënaqur për këtë gjest të futbollistit, për të cilin tha se do të merren masa. Pikërisht masa e parë ka ardhur ditën e sotme, teksa trajneri Emeri ka vendosur që ta leje jashtë listës me lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Liverpulit ditën e nesërme, për 1/8 e Kupës.

Kjo është vetëm masa e parë në drejtim të Xhakës, i cili tani rrezikon të humbë edhe shiritin e kapitenit, i cili iu besua vetëm pak kohë më parë.

Related posts

SHKËLQEU ME SHPRESAT/ Skuadra e njohur italiane kërkon sulmuesin Vrioni

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Barcelona mposht Napolin me “POKER” dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ ZIKALTRIT mbërrijnë në MADRID, MODRIC pranë INTERIT

Isa.Autor

Leave a Comment