Futboll Sport

JO VETËM TIFOZË NGA MALI I ZI/ Të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” do të ketë dhe serbë

Kosova do të përballet me Malin e Zi ditën e sotme, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për dardanët, për sa i përket kualifikimit për në Euro 2020. Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, pasi është bërë me dije se të gjitha biletat janë shitur në një kohë rekord.

Në përkrahje të Malit të Zi, pritet të jenë rreth 300 tifozë, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për të përkrahur kombëtaren e tyre.

Megjithatë në stadium nuk do të ketë vetëm tifozë nga këto dy shtete, pasi sipas mediave kosovare të pranishëm në stadium do të ketë edhe tifozë serbë, të cilët sigurisht do të qëndrojnë në sektorin e miqve.

Për të shmangur problemet gjatë ndeshjes, Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë masa të larta sigurie, për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Related posts

Hazard zbulon se cili është futbollisti më i mirë në Premier…

Q.Autor

Sergio Ramos hyn në histori te Real Madridit

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus gati t’i rrëmbejë Barcelonës objektivin e madh të verës

Delo.autor

Leave a Comment