Futboll Sport

KORET RACISTE NDAJ ANGLISË/ Policia bullgare arreston 6 persona, tre në kërkim

Policia bullgare ka identifikuar 15 tifozë, gjashtë prej të cilëve kanë përfunduar në pranga. Tifozët dyshohet se janë përgjegjës të abuzimeve raciste ndaj futbollistëve të Anglisë.

Akti i turpshëm ndodhi në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020, teksa policia vendase bën me dije se tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Ne nuk e tolerojmë një sjellje të tillë,“ tha komisioneri i Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë, Georgi Hadzhiev.

Më i ashpër ka qënë legjenda bullgare, Hristo Stoichkov, i cili ka kërkuar nga organet kompetente që të marrë masa ndëshkimore për tifozët dhe kombëtaren e tij.

“Duhet të dënohen me të paktën 5 vite pa shkuar në stadium. Njerëzit nuk duhet të vuajnë,” tha shkurtimisht Stoichkov.

Ndërkohë, Shoqata Angleze e Futbollit dhe UEFA kanë dënuar veprimet e seksionit ‘ultras’ të tifozëve të Bullgarisë, me presidentin, Aleksander Ceferin që ka bërë thirrje për “familjen e futbollit dhe qeveritë” për të “zhvilluar luftë kundër racistëve” .

Related posts

ZYRTARE/ Lazio prezanton sulmuesin shqiptar, Ibrahimovic rikthehet në Serie A

F.autor

ISH-SULMUESI I MILANIT/ Hateley: Ai është një “SHTESË” e rëndësishme për skuadrën, nëse…

Isa.Autor

SKANDALI/ Klubi RUS refuzon futbollistin me NGJYRË, urdhëri nga ultrasit

Isa.Autor

Leave a Comment