Futboll Sport

KUALIFIKOI ITALINË NË “EURO 2020″/ Pasi përmbushi objektivin, Mancini mbetet në krye të kombëtares deri në….

Italia ngre kokën, pas zhgënjimit të fortë të mospjesëmarrjes në Kupën e Botës së Rusisë, vitin e kaluar. Axurrët e drejtuar nga Roberto Mancini e prenë biletën për “Euro 2020” tri ditë më parë, ndërsa rinovimi i kontratës për trajnerin duket diçka e sigurt. Në mënyrë automatike, pasi përmbushi objektivin, Mancini do të mbetet në krye të kombëtares italiane në deri në vitin 2022.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, 54-vjeçari do ta drejtojë Italinë deri në Kupën e Botës së Katarit. Trajneri, në fakt, kishte një klauzolë në kontratën aktuale, që e lejonte atë të largohej nga pankina blu pasi të kishte arritur kualifikimin në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, por ka vendosur të qëndrojë. Kështu, rinovimi automatik bëhet deri në qershor 2022, kur do ta mbyllë mandatin e tij të parë 4-vjeçar me kombëtaren.

Ky udhëtim i tij filloi majin e vitit të kaluar. Me 62 lojtarë të thirrur në kombëtare, Mancini arriti 10 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje në 16 ndeshje. Pavarësisht nga një rrogë shumë më e ulët se ajo që fitonte te Manchester City, Mancini ka vendosur t’i japë vazhdimësi projektit të tij blu.

Related posts

BROJA I SHUMËKËRKUAR/ Një tjetër klub i Seria A hedh sytë te sulmuesi shqiptar

F.autor

U akuzua për goditje të arbitrit me çakmak, reagon Braçe: Sport i ri në Top Channel ky? Ja mashtrimi mbi ngjarjen

Sadik.Autor

“JAM KËTU PËR TË NDIHMUAR EKIPIN”/ Sulmuesi Cikalleshi: Nuk janë miqësore, por prova zjarri para sfidave të…

Delo.autor

Leave a Comment