Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Vllaznia. Myllet pjesa e parë

Kukësi dhe Vllaznia luajnë mes tyre sfidën e fundit të javës së shtatë në Kategorinë Superiore.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, kuksianët presin ekipin e Jonuz, teksa vetëm një javë më parë u mundën nga Teuta, dhe ekipi i Duros kërkon të rikthehet menjëherë te fitorja.Nga ana tjetër, shkodranët janë vetëm 1 pikë larg verilindorëve, dhe fitorja javën e kaluar ndaj Skënderbeut me goleadë, ka ngritur moralin në kampin kuqeblu.

Kujtojmë që përballja e fundit me këtyre 2 skuadrave daton më 18 maj të vitit 2018, ku shkodranët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1.

LIVE | Kukësi-Vllaznia 0-1

GOLAT: / Hygor 8′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Vllaznia 0-1

47’ Limaj provon me një goditje nga jashtë zone, Sherri i sigurt kontrollon gjithçka.

46’ Topi në krahun tjetër, ku gjendet Kristal Abazaj. Shmang Shehin, por goditja kontrollohet pa probleme nga Sherri.

45’ 2 minuta shtesë.

45’ Dalje e shpejtë e Gligorov në të djathtë, ky i fundit pason për Shtubinën, por anësori thotë pozicion i parregullt për Shtubinën.

42’ Kotobelli në fundoren e majtë, kroson në zonë, por devijohet në goditje këndi.

41’ Kukësi në sulm total, por vështirë të çahen miqtë.

37’ Mbeten në sulm shkodranët. Thyejnë një aksion dhe Lika në të majtë hedh një top të gjatë në zonë. Obanor i vëmendshëm largon.

36’ Rrezikojnë miqtë. Gligorov kroson nga e djathta për Likën, por mbrojtja vendase largon rrezikun me kokë.

34’ Musolli ndërhyn gabim ndaj Hygor, dhe shkodranët fitojnë një faull për të fituar disa metra përpara.

32’ Limaj provon direkt nga goditja e dënimit, por Sherri fluturon dhe e çon topin në goditje këndi.

31’ Ndërhyrje e gabuar e Dajan Shehit ndaj Gavazajt, kryesori e ndëshkon me kartonin e verdhë. I pari në këtë sfidë.

27’ Shkodranët thyejnë një sulm të Kukësit dhe nisen shpejt në kundërsulm me Likën. Pas disa metrave, kapitenit të shkodranëve i bëhet faull dhe del përpara Vllaznia.

26’ Kitanosvski hedh një krosim të lartë në zonë nga goditja e dënimit, dhe topi mbetet te Shkurtaj. Vlonjati kërkon të godasë portën, por i bllokohet rrezja.

25’ Qarkullon topin ekipi i Duros, ndërkohë Vllaznia e tërhequr në gjysmëfushën e saj.

20’ Përplasen në ajër Gavazaj dhe Malota, ndalet loja. Stafet respektive mjekësore të ekipeve në fushë për ndihmën e parë.

20’ Nis shpejt Kukësi këndoren, por pjesa prapa e Vllaznisë është e ngjeshur, dhe ekipi i Jonuz e merr sërish topin.

19’ Goditjen e dënimit e merr përsipër Limaj, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

18’ Ndërhyrje e Hygor ndaj Rrocës, ndalet loja për faull në favor të verilindorëve.

14’ Sherri nxjerr për pak sekonda topin jashtë vijave, sepse ka probleme për Malotën. Gjithsesi, janë lotjarët e Kukësit që kthejnë sërish topin.

10’ Provon të reagojë Kukësi, Shkurtaj godet nga jashtë zone, por e lehtë goditja për Sherrin.

8’ GOOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Gol fantastik nga Hygor. Me një goditje me të majtën nga jashtë zone, topi i braziliani shkon drejt e në cepin e majtë të portës së Xhikës.

8’ Top i gjatë në zonën e Sherrit, gardiani shkodran sërish në pozicion.

6’ Kitanovski hedh një top të gjatë për Shkurtajn, por del Sherri dhe kontrollon

4’ Gligorov në fundoren e djathtë hedh një top në qendër të zonës, por nuk gjendet askush për të goditur. Sërish shkodranët me topin në zotërim, dhe pas një harkimi topi shkon te Gligorov, që godet por Kotobelli ndal me këmbë.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

ZËNKA/ Hakmarrja e Patris EVRA: PIQUE më DOGJI këpucën, unë iu dh…. brenda

Isa.Autor

KUKËSI-LAÇI/ Et’hemi nuk fal para portës, ekipi i Duros “hipotekon” fitoren (VIDEO)

Delo.autor

QESHARAKE/ Festimi “i pamundur” i Dele ALLI, kërkon ta bëjë dhe LORIK CANA, por…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment