Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Laçi-Bylis. Starton pjesa e dytë

Laçi pret kthesën e madhe. Kur kampionati po hyn në një fazë tejet interesante, kurbinasit nuk duan më gabime. Java e 7-të i rikthen në shtëpi dhe përballë do të kenë Bylisin. Një kundërshtar që vjen nga Kategoria e Parë, por ka dëshmuar se është surpriza më e madhe e këtij sezoni.

Duke qenë nën presionin e pikëve, drejtuesit kanë menduar që të kenë si “bonus” tifozët në këtë duel. Klubi bardhezi ka vendosur të lejojë hyrjen e tifozëve falas në tribunën ballore, ndërkohë që i fton ata të jenë të shumtë në stadium.

Përballja e fundit mes këtyre 2 skuadrave daton në 6 shkurt të këtij viti, ku kurbinasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

LAÇI-BYLISI  0-0

KOMENTI LIVE:

54′ Zëvendësim te Bylisi, largohet nga fusha Qardaku, vendin e tij e zë Mbiobe!

52′ Vendimtare ndëhyrja e Bicajt, pas tentativës së Xhixhës brenda zonës. Mbrojtësi lezhian, i vendosur mirë, i ka hequr një mundësi shënimi vendasve.

51′ Murataj provon me një goditje nga distanca, tentativa e kapitenit është e gabuar, teksa përfundon jashtë stadiumit!

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Related posts

SHPËRTHEN BARCELONA/ 2 gola në 60 sekonda, “Dirigjenti” Messi dhe “snajperi” Ansu Fati (VIDEO)

Delo.autor

 Kosova-Malta/ Formacionet: Berisha rikthehet titullar, ja si do të rreshtohen ”dardanët”

Isa.Autor

KOMBËTARJA U-21/ Fantastik Selmani, “kuqezinjtë” gjejnë më në fund rrugën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment