Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Danimarkë-Zvicër. Rezultati 1-0

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, do të jetë titullar në ndeshjen e sotshme të Kombëtares së Zvicrës kundër Danimarkës, mirëpo nuk do ta mbajë shiritin e kapitenit për shkak të kthimit të Stephen Lichtsteiner.

Danimarka e pret Kombëtaren e Zvicrës sonte në orën 18:00 në stadiumin Telia Parken, në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit D për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

Xherdan Shaqiri mungon edhe në ndeshjet e tetorit të Zvicrës, mirëpo këtë herë jo për shkak se dëshiron të përqendrohet te Liverpooli, por pasi që është i lënduar.

Megjithatë, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi do të jenë titullarë sot për Zvicrën. Mirëpo, këtë herë Xhaka s’do të jetë kapiten i Kombëtares helvetike, pasi që kapiteni i parë zyrtar Stephen Lichtsteiner është kthyer në skuadër.

 

 

LIVE/ Danimarkë – Zvicër 1-0

 

MINUTA 84/ Danimarka kalon në avantazh me golin e shënuar nga Yussuf Poulsen.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kaos në Liverpool, tifozi vendas goditet me thikë në prag të ndeshjes

Sadik.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Marcelo i thotë lamtumirë Real Madrid-it, por jo Europës

Delo.autor

“CONTE ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS FUTBOLLIT”/ Mesfushori Matic thur elozhe: Bën lojtarët të vrapojnë për…

Delo.autor

Leave a Comment