Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Bylis. Rezultati 1-1

Po luhet në Gjirokastër, sfida mes Luftëtarit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Ballshiotët e Dovedan janë surpriza e këtij kampionati, teksa kanë arritur të sigurojnë 12 pikë në 7 javët e para, teksa do të synojnë të vijojnë ecurinë rezultateve pozitive.

Nga ana tjetër, Luftëtari i Marantas, kërkon të marrë fitoren e dytë në kampionat, teksa në 7 javët e para kanë siguruar vetëm 1 fitore.

E veçanta e kësaj sfide është se Bylisi mbërriti me 15 minuta në stadium, për sfidën e sotme. Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave është në 13 dhjetor të vitit 2017, ku gjirokastritët fituan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e Kupës.

LIVE| LUFTËTARI – BYLIS 1-1

Açka 62′  / Hidi 76′ 

KOMENTI LIVE: 

76′ GOOOL BYLISI 1-1/ Barazohen shifrat, Isli Hidi shënon nga pika e bardhë e penalltisë! 

74′ 11-metërsh për Bylis, pas ndërhyrjes së gabuar të Ackës ndaj Goxhës! Për Enea Jorgjin nuk ka dyshime. Penallti për miqtë!

72′ Qardaku provon me kokë pas harkimit nga e majta, por kontrollon Qyrani.

67′ Zëvendësim te Bylis, largohet Bajramaj, në lojë sulmuesi Opoku.

62′ GOOOOL LUFTËTARI 1-0/ Zhbllokohen shifrat. Açka realizon me kokë pas një harkimi nga këndi! Përgjumje e mbrojtjes ballshiote.

54′ Dominim i ballshiotëve, skuadra e Dovedan ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Qyranit, duke kërkuar golin e avantazhit.

49’ Tjetër mundësi e artë për Bylisin, aty ku Celis provon portën, por ndal Qyrani, teksa më pas është Murataj ai që godet, që gjithashtu e çon jashtë topin.

47′ Bylisi e nis në sulm fragmentin e dytë të lojës, teksa kërkon me ngulm golin e avantazhin!

46′ Starton pjesa e dytë! Luftëtari kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Isufi, vendin e tij e ka zënë, Lika!

Përfundon pjesa e parë! 

45+4′ E pabesueshme çfarë humbasin gjirokastritët me anë të Filit, i cili i kishte të gjitha mundësitë të shënonte, por topi është larguar nga Goxhaj, në vijën fatale. Aksioni vazhdon, teksa Celis del i vetëm përpara portës së Qyranit, por gjuajtja e sulmuesi ndalet nga portieri.

45+1′ Bajramaj provon me një goditje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 5 minuta shtesë në pjesën e parë!

38′ Aksion i rrezikshëm i Luftëtarit, që shtyn përpara me Vyent, i cili shërben për Filin, por shënjestra e sulmuesit është e gabuar, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

34′ Dushkaj gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet pë pozicion jashtë loje.

33′ Lojë e ashpër, ndëshkohen edhe futbollisti i Bylisit, Ntepe për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

30′ Probleme për Goxhajn, mbrojtësi qëndron i shtrirë në mesin e fushës, duke shkaktuar panik. U desh ndërhyrja e stafeve mjekësore, që gjithçka të shkonte drejt normalitetit. Ndeshja u ndërpre për disa minuta.

28′ Kundërsulm i rrezikshëm për Luftëtarin, Vyent depërton bukur nga e majta, futet i vetëm brenda zonës, por finalizimi lë për të dëshiruar.

26′ Goditje nga këndi për Bylisin, Janku provon të surprizojë me një kthesë brenda zonës, por jashtë kuadratit.

23′ Fili provon me një goditje të rrezikshme, topi shkon jashtë kuadratit!

22’ Mundësi e mirë tashmë për Luftëtarin që ka goditje dënimi pranë zonës dhe është Fili ai që provon por topi ndalet.

15′ Tjetër mundësi e artë shënimi. Peposhi depërton bukur nga e majta, jep një asist për Ntepe, i cili godet me gjoks, por topi përplaset në shtyllë. Vazhdon aksioni, provon Murataj, por bllokojnë mbrojtësit gjirokastritë!

10′ Zëvendësim i detyruar te Bylisi, largohet nga loja Guindo i dëmtuar, vendin e tij e zë Celis.

9′ Prikas ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

7′ Goditje dënimi për Bylisin. Shpëton për mrekulli porta e gjirokastritëve. Traversa i mohon golin e avantazhit ballshiotëve. Ntepe vetëm 5 metra larg portës përplas topin në traversë!

3′ Ballshiotët e nisin në sulm, teksa shtyjnë përpara drejt zonës së Luftëtarit. Guindo përplaset me mbrojtësin Lala, teksa është dashur ndërhyrja e stafeve mjekësore. Një përplasje e rrezikshme! Sulmuesi lë fushën me barrelë, ndërkohë që dërgohet me ambulancë në spital.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

LUFTËTARI: Qyrani, Lala, Prikas, Isufi, Demo, Accka, Rapo, Renja, Dushkaj, Vyen, Fili. Trajner: Marantas

BYLIS: Hidi, Ymeralilaj, Janku, Goxha, Peposhi, Mëllugja, Bajramaj, Murataj, Qardaku, Ntephe, Guindo. Trajner: Dovedan

Protokolli Lufetari

Related posts

DEKLARATA BOMBASTIKE/ ”Kemi parandaluar SULME TERRORISTE me dron gjatë Botërorit”

Isa.Autor

“SKEMA 4-2-4 NUK REZULTOI E SUKSESSHME”/ Orges Shehi: Duhej të këmbëngulnin më shumë tek Roshi, çdo lojtar ka…

Delo.autor

NISI DEKADËN E RE ME TRIPLETË/ “Tuttosport”: Për Cristiano Ronaldon është vetëm fillimi

Delo.autor

Leave a Comment