Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Lecce. Rezultati 2-1

Milani do të presë sot në “San Siro” Leçen, në një sfidë ku kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm tre pikët.

Në këtë ndeshje do të debutojë edhe tekniku i ri i “Djallit”, Stefano Pioli, i cili mori vendin e të larguarit, Marko Xhampaolo. Ky debutim i teknikut italian përkon edhe me ditëlindjen e tij, dhe dhurata më e mirë që ai do të kërkonte nga skuadra e tij, do të ishte një fitore në shtëpi përpara tifozëve të tij.

Situata në kampin kuqezi nuk është aspak e mirë, teksa në 7 ndeshje të zhvilluara deri tani kanë marrë vetëm 9 pikë. Kjo ka sjellë edhe irritimin e tifozëve, të cilët kanë dalë kundër klubit për vendimet e marra. Balotazhet për tu aktivizuar titullar në këtë ndeshje, ishin Leao-Piontek për majën e sulmit dhe Çalhanoglu-Rebiç për krahun e djathtë në sulm.

 

 

LIVE/ Milan – Lecce 2-1

 

MINUTA 81/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Krzysztof Piatek.

MINUTA 63/ Lecce barazon shifrat me golin e shënuar nga Khouma Babacar me 11-metërsh.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 20/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Hakan Calhanoglu.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

U shpall kampion bote me Francën/ “Gjeli” uron ndjeksit për FESTËN E KURBAN BAJRAMIT (FOTO)

Isa.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUMUN/ Ylli Vajushi ndëshkon CSM Resita me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

OPERACION PAS DËMTIMIT/ Mesfushori Grezda rrezikon të mbyllë sezonin

Delo.autor

Leave a Comment