Futboll Sport

MAGJIA DHE KLASI I NJËJTË/ Ronaldinho s’njeh moshë, çmend rrjetin me asistin për gol (VIDEO)

Talenti shtohet ashtu siç edhe mosha e tij.

Po flasim për ikonën e futbollit brazilian, Ronaldo de Assis Moreira, i njohur thjeshtë si Ronaldinho. Edhe pse në moshën 39 vjeçare tashmë, ish-fantazisti i Barcelonës, Milanit dhe PSG vijon të tregojë shumë nga klasi i tij.

Dy herë pjesëtari në formacionin e vitit në FIFA ishte protagonist me një asist fantastik në miqësoren e fituar nga skuadra e tij, Sante Fe me shifrat 2-0 kundër Atletico Nacional. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2002 befasoi prapavijën e brazilianëve, teksa me mënyrën e tij, asist pa e parë pozitën e shokut të skuadrës asistoi për Jose Luis Caicedo.

Ky i fundit shënoi edhe pse përballë tij kishte një legjendë të portës, si Rene Higuita. Ronaldinho u largua nga futbolli profesionist në vitin 2018 dhe tashmë është bërë shpesh pjesë e miqësore të luksit.

Related posts

Jelena: Nuk jam unë fajtorja për dështimet e Djokovic

Sadik.Autor

FAZA PËRGATITORE/ Skënderbeu zbret sot në fushë, Memelli me sytë nga prurjet e reja

Delo.autor

Tifozët spanjoll “masakrojnë” Ronaldon/ Ja kush është zgjedhur lojtari i vitit në La Liga…

Sadik.Autor

Leave a Comment