Futboll Seria A Sport

“ME SARRIN KEMI NDRYSHUAR SHUMË”/ Flet Ronaldo: Mosha për mua thjesht një numër…

Cristiano Ronaldo doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Lokomotivën e Moskës, ku foli edhe për diferencat mes Sarrit dhe Allegrit. CR7 theksoi se me trajnerin aktual Juventusi është përmirësuar, ndërsa ai ka më shumë liri veprimi.

“Me Sarrin kemi ndryshuar për t’u përmirësuar. Unë kam më shumë liri. Kemi ende gjëra për të rregulluar, por unë jam shumë i kënaqur. Më pëlqen ajo që Sarri kërkon që ne të bëjmë në fushë. Krahasuar me të kaluarën, krijojmë më shumë raste dhe e kemi më shumë në kontroll topin”.

I ngacmuar nga gazetarët nëse është më e vështirë që Juventusi të fitojë Championsin, apo që CR7 për topin e artë, portugezi u përgjigj:

“Ne duhet të luftojmë që të afirmohemi sërish në kampionat dhe të kërkojmë për të fituar Championsin. Të rëndësishme janë rezultatet kolektive, ndërsa për Topin e Artë nuk kam asgjë për të thënë.”

Në moshën 34-vjeçare, CR7 vazhdon të mahnitë në nivelet më të larta të futbollit, por për sa kohë mund ta ruajë këtë ritëm?

“Për mua, nuk ka rëndësi mosha, është vetëm një numër. Për aq kohë sa do ta ndiej që mund t’ia dal të bëj atë që dua, do të luaj. A dëfrehem me Higuainin dhe Dybalan? Dëfrehem me të gjithë shokët, janë të gjithë të fortë, edhe Cuadrado e Bernardeschi”.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Lëv vendos Rojsin titullar, ja si rreshtohen Gjermania e Suedia

Sadik.Autor

SKANDALI ME “DRITAT E KUQE”/ Trajneri Southgate: Sa naivë u treguan! Nuk pata zgjidhje tjetër

Delo.autor

“HALLE” TEK REALI/ Isco kërkon Zidane… dhe Zidane kërkon Isco

Delo.autor

Leave a Comment