Futboll Sport

“NËSE LOJTARI NUK PARAQITET…”/ Zbulohen dënimet për skuadrën e Real Madridit: Pesha, vonesat në stërvitje… (FOTO)

Deportes Cuatro ka shpalosur dënimet e klubit kundër lojtarëve të Real Madridit për një sërë keqpërdorimesh

Kanali spanjoll, Cuatro ka treguar detale të dënimeve që Real Madridit për lojtarët e tyre, sidomos për vonesat në stërvitje por edhe për peshën.

Dënimet fillojnë nga 250 euro, e që mund të thuhet se nuk prekin shumë xhepin e yjeve të Los Blancos, por janë të mjaftueshme…

Mbi 1000 euro për vonesa në stërvitje

Sipas programit sportiv, Deportes Cuatro, lojtarët e Madridit duhet që të vinë në stërvitjet 45 minuta para se ato të fillojnë, gjoba është 250 euro nëse ata arrin pesë minuta më vonë. Shifra mund të rritet në 500 nëse ata vonohen 15 minuta dhe mund të shkojë deri në 1000.

Nëse lojtari nuk paraqitet bashkë në stërvitje, ai duhet të paguajë 3000 euro.

Lojtarët do të dënohen edhe për përdorimin e telefonave të tyre kur ata janë në punë. Përdorimi i mobilit derisa janë në ushtrime do të këtë gjobë 250 euro, nëse e bëjnë këtë në dhomë apo në autobusin e skuadrës që do ti kushtojë atyre nga 500 deri në 1000 euro.

Humbi peshë ose humbni euro

Nëse anëtarët e skuadrës kanë mbipeshë, ata duhet të paguajnë 250 euro-shuma mund të rritet nëse ata nuk e humbin peshën shpejt apo nëse individët vazhdojnë që të shtojnë peshë.

Njëkohësisht, lojtarët duhet ta marrin dritën e gjelbër nga klubi për të dhënë intervista dhe marrë pjesë në ngjarje publike, apo të udhëtojnë jashtë Madridit kur kanë ditë pushimi. Nëse ata nuk e marrin aprovimin, dënimi do të jetë nga 250 deri në 1000 euro.

Cuatro po ashtu thekson se lojtarët duhet të veshin veshje zyrtare të klubit gjatë konferencës për shtyp, derisa kjo nuk përfshihet edhe në zhveshtore apo në ndeshje mbesin deri në minutën e 80’të.

Related posts

E BUJSHME/ I përfolur prej kohësh për një largim nga Milan, Donnarumma vendos për të ardhmen

Delo.autor

PAS NDRYSHIMEVE NË GRUMBULLIM/ Panucci “thyen” rregulloren e “FIFA”-s, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Nuk luajti me Arsenalin, Ozil më pranë Juventusit

Q.Autor

Leave a Comment