Futboll Sport

NGA SEVILLA TEK BAYERN MUNICH/ Ja ekipet që kërkojnë mesfushorin e pakënaqur të Juventus

Emre Xhan, mesfushori i Juventusit nuk është ndër zgjedhjet e para të Sarrit te bardhezinjtë. Minutat janë të pakta për gjermanin dhe pakënaqësia e madhe.

Në një intervistë për mediat e vendit të tij, ai është shprehur se nuk është më i lumtur në Torino dhe kaq ka mjaftuar, që disa skuadra të hidhen në sulm për të.

Siç raportoN “Calciomercato”, Sevija, Betis, PSG dhe Bajerni i Mynihut janë klubet që kanë shfaqur interes për të. Pritet madje, që shumë shpejtë të ketë dhe oferta zyrtare në zyrat e Juves.

Kujtojmë që Xhan po vijon sezonin e tij të dytë në Itali te Juventusi, pasi me përpara ka qenë pjesë e Liverpulit.

Këtë sezon ai është aktivizuar ne tre ndeshje, ku gjithsej ka luajtur vetëm 78 minuta. Gjithashtu 25-vjeçari është i skualifikuar nga Sarri për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Related posts

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Nica: Dua rezultat pozitiv, fitorja e rivalëve na shton presionin

Delo.autor

PO VUAN SHUMË/ Neymar “shpërthen” në lot kur merr vesh se… (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Myrto Uzuni godet Dinamo Zagreb. Në Budapest janë pranë kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment