Futboll Sport

OBJEKTIV VENDI I TRETË/ Sonte kombëtarja ndaj Moldavisë

Kombëtarja zbret sonte sërish në fushë. Ndeshja me Moldavinë është një test i rëndësishëm për të lënë pas zhgënjimin pas humbjes në Turqi, për të kërkuar vijimësinë dhe për të testuar ndonjë futbollist të ri gjithmonë nëse tekinku Reja do u japë mundësinë.

Në 20:45 në “Stadionul Zimbru” në kryeqytetin Kishinau luhet Moldavi-Shqipëri. Kundërshtarët e mbrëmjes së sotme janë të fundit në grupin tonë kualifikues dhe në katër përballjet e mëparshme Shqipëria nuk ka humbur asnjëherë ndaj Moldavisë. Kombëtarja do kërkojë fitore për vendin e treë në grupin H dhe tekniku Reja sqaroi dje në konferencë se nuk parashikon të bëjë shumë ndryshime në formacion:

“Kërkoj një reagim nga futbollistët. Nuk e nënvlerësojmë aspak Moldavinë. Nëse të gjithë rikuperohen nuk kam në plan të ndryshojë asgjë por meqë ndeshjet janë afër diçka edhe mund të ndryshoj. Unë jam i gatshëm të rinovoj por për këtë duhet të pyesni Presidentin Duka”.

Megjithëse Reja ka thënë se nuk do të bëjë ndryshime në formacion është mësuar se ndonjë ndryshim edhe mund të ketë ku nuk është çudi që titullar të shihen Berisha, mbrojtësi Kumbulla apo edhe Abrashi në mesfushë.Në dy ndeshjet e tjera të grupit tonë Franca pret Turqinë dhe Islanda luan ndaj Andorrës.

Related posts

MIQËSORJA E LUKSIT ME ITALINË/ Edy Reja publikon listën. Rikthehet Muçi, nuk mungojnë Broja me shokë, i beson sërish edhe produktit vendas

F.autor

STATISTIKAT E KARTONAVE/ Tirana dhe Vllaznia, më gjaknxehtët në Superiore. Partizani e Laçi bëhen shembull

Delo.autor

Ramires tek Lazio është një intrigë; Interi mund të bllokojë gjithçka

Isa.Autor

Leave a Comment