Futboll Sport

OFERTA E BUJSHME/ Rritet vlera e Lautaro Martinez, shifra e frikshme që e shet Interi

Ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 13 ndeshje. Këto janë shifra që i përkasin Lautaro Martinezit, sulmuesit argjentinas që ka fituar zëmrat e tifozëve të Interit, duke qenë gjithnjë e më shumë vendimtar te skuadra zikaltër.

Për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes klubet më të mëdha europiane, nga Manchester United te Barcelona, por vlera e sulmuesit ka pësuar një rritje të frikshme, me Interin që nëse do të vendosë ta shesë, do të arkëtonte një shumë të barabartë me katërfishin apo pesëfishin e vlerës që u pagua për ta marrë nga skuadra argjentinase Racing (25 milionë euro).

“Djajtë e Kuq” mësohet se do të synojnë ta blejnë që në janar, por për këtë duhet të kenë gati një ofertë të majme prej 111 milionë eurosh.

Related posts

VETËM DY TË HUAJ NË LISTË/ Ja 10 lojtarët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore… (FOTO)

Delo.autor

NUK KA BESIMIN E ZINEDINE ZIDANE/ “Xhevahiri” i Real Madrid drejt Premier League tek klubi…

Delo.autor

U SHKARKUA NGA BAYERN MUNICH/ Tekniku Kovac fiton respektin e të gjithëve me fjalët e lamtumirës

Delo.autor

Leave a Comment