Futboll Sport

“PO KRIJOJMË NJË GRUP TË BASHKUAR”/ Trajneri Reja i kënaqur me fitoren kundër Moldavisë

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas ndeshjet me Moldavinë ku është treguar i kënaqur me këtë fitore. Për “Supersport”, Reja vlerësoi edhe Trashin, por edhe lojtarët e rinj që debutuan sot dhe tha se shpreson për të arritur vendin e tretë deri në fund.

U treguam të zotë sot. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë”, tha Reja.

Për deburimin e Trashit me gol Reja tha se: Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Sot gabuan ata, dhe shfrytëzuam nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu.

Shqipëria ka fituar me rezultatin 4 me 0 kundër Moldavisë. Ndeshja ishte e vlefshme për Euro 2020. Për Shqipërinë shënuan Cikalleshi, Bare dhe Trashi në pjesën e parë dhe Manaj në minutën e fundit të pjesës së 2-të. Kuqezinjtë me këtë fitore shkojnë në 12 pikë.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e gjashtë

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NË “EL CLASICO”/ Ancelotti: Vuajtëm sot, objektivi është të punojmë më shumë së bashku

Delo.autor

11 VJET PJESË E LUANËVE”/ Momenti kur mesfushori Henderson shënoi golin e parë me fanellën e Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment