Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA PAS 3 HUMBJEVE RADHAZI/ Reina hero, mposht VAR-in dhe i jep triumfin Milanit

Milani është kthyer te fitorja pas tri humbjeve radhazi pasi ka mposhtur Genoa-n me rezultatin 2-1në Luigi Ferraris. Kuqezinjtë më në fund kanë parë dritë në fund të tunelit megjithëse përsëri ka shfaqur shumë probleme. Një fitore e vuajtur e Milanit teksa Reina duhet të priste një penallti në kohën shtesë për të shpëtuar tri pikët.

Portieri spanjoll nuk e nisi aspak mirë pasi zëvendësoi Donnarumman e dëmtuar pak momente përpara se të niste loja. Veterani 37-vjeçar ka bërë një gabim në golin e parë të vendasve të shënuar nga ishi i Ajax Lasse Schone.

Milani ishte zero në pjesën e parë, por pas pushimit jep shenja jete falë dy zëvendësimeve të trajnerit Gampaolo, i cili hoqi Piatek dhe Calhanoglu për Paqueta dhe Leao.

Theo Hernandez ka barazuar rezultatin pak minuta përpara se Kessie të kalonte ekipin e tij në avantazh me penallti.

Milani vuajti presionin e Genoa-s në minutat e fundit, sidomos pas të kuqit të Calabria. Në minutën e 90’, Reina ka shkaktuar një penallti e cila është konfirmuar nga VAR, por prapëseprapë ajo ishte shumë e dyshimtë. Megjithatë, Reina ka pritur penalltinë duke rregulluar gabimin.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ “Djajtë e Kuq” i thonë lamtumirë Championsit, Chelsea merr vendin e tretë me tre gola

Delo.autor

ISH-TRAJNERI I BAYERN MUNICH/ Legjendari Heynckes: Iu tregoj lojtarin më me përvojë tek “Los Blancos”

Delo.autor

ËNDRRAT NË SIRTAR/ Rrëfehet Berisha: Falenderoj Taren, kam ëndërr që në Kosovë…

Delo.autor

Leave a Comment