Futboll Sport

SFIDA “EURO 2020” NDAJ KOMBËTARES/ Flet mbrojtësi Demiral: Nëse fitojmë me Shqipërinë, atëherë do të…

Turqia ka të luajë dy ndeshje të rëndësishme këtë javë, teksa do të luajë me Shqipërinë të premten si vendase, ndërsa të hënën do të përballet me Francën në transfertë.

Këto ndeshje do të përcaktoni shumë për sa i përket skuadrave në Grupin H, për kualifikimin në Euro2020.

Në prag të këtyre sfidave, ka folur edhe mbrojtësi i Turqisë dhe Juventusit, Merih Demiral, i cili është shprehur: “Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse ne fitojmë me Shqipërinë, atëherë do të kishim më shumë harmoni në grup për ndeshjen e radhës.

Mendoj se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe shpresoj që të marrim rezultate pozitive. Ndihem mirë me shokët e kombëtares. Me disa kemi luajtur bashkë edhe tek të rinjtë dhe e njohim mirë njëri-tjetrin. Kualifikimi në Europian është ëndrra jonë.”, u shpreh turku.

Related posts

REKORD NEGATIV PËR “KUQEZINJTË”/ Gattuso: Milan i frikësuar dhe pa dëshirë, nuk është…

Delo.autor

MIQËSORJA NDAJ SHKUPIT/ Partizani i habit të gjithë, bën pjesë të formacionit futbollistin e… Dinamos

Delo.autor

PARA DHE LUKS/ Mayweather BLEN një shtëpi “PËRRALLORE” që do e donit të gjithë

Isa.Autor

Leave a Comment