Futboll La Liga Sport

“SHOW” DHE FITORE NDAJ EIBAR/ Messi-Suarez-Greizmann gjejnë kiminë mes tyre

Barcelona ka kthyer gjithçka në “show” në fitoren 0-3 ndaj Eibarit. Ekipi katalanas u argëtua në transfertën e kësaj jave, madje duket se Messi-Suarez-Griezmann kanë gjetur kiminë mes tyre, pasi të 3 golat u shënuan nga këmbët e këtij sulmi të frikshëm.

Griezmann hapi takimin në minutën e 14′. Një asist fenomenal nga Linglet bëri që sulmuesi të dilte i vetëm me portierin kundërshtar. Blerja e bujshme e verës nuk gaboi për 0-1.

Radha për të shënuar ishte e Messit. Argjentinasi shfrytëzoi një pasim mjaft të bukur të Griezmann brenda zonës dhe nuk gaboi. Barcelona dyfishoi me tika-taka, pasi për të mbërritur deri te goli i “Pleshtit”, sfera kaloi me stacione pothuajse në të gjithë lojtarët. Katalanasit kujtojnë kohën e artë të “Tiki-takës”.

Suarez i vuri vulën ndeshjes, pasi shënoi golin e tretë në minutën e 66′. Griezmann dha një top fantastik për Messin. Argjentinasi i vetëm me portierin u tregua altruist duke pasuar te Suarez që nuk gaboi me portën e boshatisur. Barcelona merr kryesimin e kampionatit duke kaluar me një pikë Real Madridin, por me një ndeshje më shumë.

Related posts

ISHTE PRANË AKORDIT ME JUVENTUS NË JANAR/ Raiola: Ju tregoj pse Haaland nuk kaloi tek “Zonja e Vjetër”

Delo.autor

TRE JAVË PËRGATITJE NDAJ GALATASARAYT/ Situata kritike për Real Madridin në Champions

Delo.autor

VIDEO/ Berisha përfundon në stol, zëvendësuesi i tij pëson gol qesharak

Q.Autor

Leave a Comment