Futboll Sport

“SHQIPËTARËT U PROVOKUAN”/ Shikoni si e pasqyrojnë serbët skandalin për flamurin “kuqezi” (FOTO)

Ndeshja miqësore e ndërprerë mes Breshas dhe Vojvodinës ditën e sotme në Itali, ka bërë bujë edhe në mediat serbe.

Takimi u ndërpre në minutën e 52-të, pasi disa ultras serbë të Vojvodinës, u futën në fushë pasi panë një flamur shqiptar që valëvitej në një nga pjesët pranë fushës ku po zhvillohej ndeshja, me shumë mundësi nga tifozë shqiptarë, dhe më pas arbitri i takimit mbylli ndeshjen.

Por, mediat serbe e quajnë një skandal dhe provokim këtë rast. E përditshmja serbe “Blic” lajmin për këtë incident e ka titulluar: “Skandal në Itali! Shqiptarët provokojnë sebët, kaosi përshkon ndeshjen Vojvodinë – Brescia”.

se-884x600

Po në këtë vijë, është edhe “Kurir”, e cila lajmin e paraqet me titullin: “Skandal në Itali, në një ditë kur shprehej mbështetja për Sinisha Mihajloviç. Shqiptarët provokuan, serbët u futën në fushë dhe ndalën takimin mes Vojvodinës dhe Breshas. Baloteli vendos që ndeshja të mos vazhdojë”.

Capture

Edhe portali “novosti.rs”, shkruan se ishin shqiptarët ata që provokuan. “Skena të pakëndshme në Itali, Shqiptarët provokojnë, serbën vrapojnë në fushë. Ndërprietet Bresha-Vojvodona”.

12

Ndërkohë, një hapësirë të madhe i kanë kushtuar edhe mediat italiane. “Sportmediaset”, “Gazzetta dello Sport” apo edhe “Corriere dello Sport”, teksa raportojnë për ndeshjen e ndërprerë, shkruajnë se kjo erdhi mes përplasjes së ultrasve shqiptarë dhe atyre serbë.

dd

gazz

4

Related posts

DUAN CHAMPIONSIN/ Pas Paquetá, MILANI bën gati SUPER goditjen e radhës për në JANAR

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Stoli i Contes është më i shtrenjti, por ka zero impakt. Ja vlerat e pankinave në Serinë A…

Delo.autor

PAS MONACOS NË MERKATO/ Një tjetër klub francez hyn në garë për shërbimet e Icardit, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment