Futboll Sport

SI JE SOT, JO PARA 3 MUAJSH/ Humbi 2-7 nga Bajerni, Pochetino ka leksion edhe në turpërim

Trajneri i Totenhem, Pochetino, ka leksione për të gjithë edhe në humbje, jo vetëm në momente të triumfit si në sezonin e shkuar. Madje dhe në humbje turpëruese si kjo e sotmja, ku erdhi dështimi me rezultatin 2-7 ndaj Bajernit të Mynihut.

Teksa gazetari e pyet në lidhje me këtë turpërim, Pochetino shprehet se krahasimi nuk mund të bëhet asnjëherë me periudhën e mëparshme. Gjithmonë jemi mësuar që trajnerët për t’u mbrojtur nga një moment i tillë, që të vendos me shpatulla pas murit, justifikohen me arritjet. Modeli është i thjeshtë: “Duhet të flasësh si je sot, jo si ke qenë para tre muajsh”.

“Futbolli është ky sot, jo ai i djeshmi. Ne vijmë nga rezultat shumë zhgënjyes, që na mërzit të gjithëve. Por duhet të jemi bashkë për ta kaluar edhe këtë moment. Bajerni shënonte gol në çdo prekje të topit, ishte tmerrësisht e saktë si skuadër me konkluzionin para portës. Por ky është futbolli, nuk flitet sesi ke qenë para tre muajsh. E përsëris, futbolli është ky sot, është ai nesër, jo e kaluara”, ka thënë Pochetino.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Dinamo-Kukësi. Rezultati 0-1

Delo.autor

INTER BIE “SAN SIRO”/ Conte nuk kursen njeri pas humbjes me Bolognan

Delo.autor

Mesfushori i Bordeaux i lumtur për interesimin e Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment