Futboll Sport

SITUATË E TURBULLT TEK INTER/ Futbollisti nuk e pret mirë zëvendësimin nga trajneri Conte

Diego Godin nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin e tij nga trajneri Antonio Conte. Mbrojtësi uruguaian i la vendin De Vrajt në minutën e 65- të, por “Sky” raporton se nuk ishte aspak i kënaqur me këtë vendim të trajnerit zikaltër.

Godin u fut në pankinë i rebeluar jo vetëm me zëvendësimin, por edhe me faktin që kjo nisje e aventurës së tij me skuadrën e Interit nuk ka qenë aspak e duhura. Duket sikur uruguaianët janë bërë problem për ekipin në këto momente, pasi edhe Matias Vesino nuk ka qenë në stol për këtë sfidë.

Nuk dihen ende arsyet e mungesës së mesfushorit, i cili duhet të ishte titullar kundër Dortmundit, por mbeti jashtë grumbullimit në momentet e fundit. Nga skuadra nuk ka asnjë njoftim për dëmtim, por ndoshta nuk po e pret mirë faktin që Antonio Conte nuk e konsideron më si titullar dhe minutat që ka pasur në dispozicion janë të pakta.

Related posts

Barcelona ka “asin nën mëngë” për të nënshkruar me Milinkovic-Savic

Sadik.Autor

BEFASON INTER/ Marotta një hap larg marrëveshjes së bujshme me yllin e Real Madrid!

Delo.autor

ALERGJI NGA 11-METËRSHI/ Ibrahimoviç 120 ditë larg golit në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment