Futboll Sport

TRAJNERI REJA E LA JASHTË GRUMBULLIMIT/ Vazhdon shkëlqimin, Myrto Uzuni shënon sërish në Kroaci

Myrto Uzuni vazhdon të dhurojë paraqitje mjaft të mira tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.

Pasi u la në listën e pritjes nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e Kombëtares, sulmuesi kuqezi ka shënuar ditën e sotme në miqësoren që ekipi i tij, zhvilloi përballë Sibenik, e që përfundoi me fitoren 1-2 të Lokomotivës.

Myrto Uzuni ishte ai që zhbllokoi shifrat e takimit, ndërsa e kishte nisur edhe si titullar takimin. Goli i beratasit, u barazua nga Sibenik në minutën e 80-të, por vetëm 5 minuta më vonë Lokomotiva shënoi edhe të dytin me Karaçiç.

72285859_2499253696823340_5092677945617547264_o

Përveç këtij goli në miqësore, Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në kampionat apo duke dhënë asiste në Kupë për ekipin kroat, dhe ndoshta grumbullimi i tij me Kombëtaren do të kishte qenë një forcë më shumë për repartin e sulmit.

Related posts

E KONFIROMON GAZETARI ITALIAN/ PSG ultimatum Mbappes: Rinovo ose je në merkato

F.autor

RRËFEN NJË DETAJ PËR QENDRËN STËRVITORE TË “DJAJVE TË KUQ”/ Ferguson: Ka një klauzolë qe e kthen në fushë patatesh nëse…

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me 11 lojtarët që kushtojnë 705 milionë euro, por në Kupën e Botës do të jenë…

Sadik.Autor

Leave a Comment