Futboll Sport

U ARRESTUAN SI PJESË E GRUPIT TË BAJRAVE/ Shpallen të pafajshëm ish-trajneri Armir Grima, Nelson Hysa e Fatjon Rexhepi

Është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e shkallës së Parë në Shkodër, Armir Grima. Ish-trajneri i Kambëtares për Femra dhe ish-portieri i Vllaznisë u arrestua së bashku me grupin e Bajrajve në Shkodër.

Po kështu janë liruar nga çdo masë edhe boksieri Nelson Hysa si dhe  ish-portier i Besëlidhjes,  Fatjon Rexhepi. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën të ditur se çështja për ta është pushuar pasi nuk janë vërtetuar akuzat.

Grima, Hysa dhe Rexhepi akuzoheshin për trukim ndeshjesh për të cilën qëndruan për disa kohë në burg dhe më pas nën masën detyrim paraqitje e arrest shtëpie.

Për sa i përket Grimës masa e sigurisë për të u lehtësua më parë nga arrest me burg në arrest shtëpie ndërsa më pas në detyrim paraqitje.

Këta tre persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtarë të grupit Bajri, të dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Në kuadër “Oaz” u arrestuan 11 persona.

Related posts

“FIFA BEST AWARDS”/ Jepet çmimi për lojtarin më të mirë në botë

Delo.autor

Sidrit Guri: Ia dalim edhe pa Bakajn/ Pacult më ndihmon shumë

Q.Autor

LARGIMI I SHALAND/ Legjenda e Interit mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment