Futboll Kategoria Superiore Sport

U DËMTUA KUNDËR LUFTËTARIT/ Korçarët në ankth për kapitenin Muzaka, ja sa do të mungojë

Skënderbeu është në ankth për Gjergji Muzakën. Futbollisti, i cili u dëmtua ndeshjen e së shtunës në Korçë përballë Luftëtarit, ende nuk dihet se kur do të rikthehet dhe sa do t’i mungojë Skënderbeut.

Në bazë të asaj çfarë u pa nga një kontroll fillestar, bëhet fjalë për një krisje në pjesën e sipërme të femulit të këmbës së djathtë ose, më saktë, dalje nga pozicioni normal i tij. Për këtë arsye Muzaka është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Korçës për t’u vënë nën një shërbim më të specializuar mjekësor.

Por as ortopedët në Korçë nuk arritën që ta çonin në pozicionin normal këmbën e kapitenit bardhekuq. Kjo solli që Muzaka të nisej me urgjencë drejt Tiranës për t’u vënë nën kujdesin e specialistëve në një klinikë private në kryeqytet, me të cilën klubi ka kontratë.

Ditën e djeshme numri 17 i Skënderbeut ka zhvilluar edhe kontrollet e detajuara, ndërsa pritet përgjigjja e rezonancës magnetike ditën e sotme dhe më pas do të shihet se çfarë do të jetë e nevojshme për të bërë në lidhje me normalizimin e gjendjes shëndetësore të mesfushorit.

Ditën e djeshme “Panorama Sport” ka tentuar vazhdimisht të kontaktojë me mesfushorin, por ka qenë e pamundur. Burime pranë korçarëve bëjnë me dije se ekziston mundësia që Muzaka ta ketë mbyllur edhe vitin kalendarik me këtë dëmtim të frikshëm që ka pësuar. Nëse mesfushori do ta hedhë me pak, atëherë ai mund të rikthehet në muajin nëntor për të kontribuar për Skënderbeun.

 

Related posts

E PABESUESHME/ Vëllai i Valon Berishës grumbullohet tek Norvegjia për shkak të Covid-19

Delo.autor

LARGIMI I ICARDIT NGA ITALIA/ Wanda Nara tregon si e ndihmoi partnerin e saj: Ne femrat kemi shqisën e gjashtë…

Delo.autor

KAMPANJA E RE, LE TË KËRCEJMË”/ Georgina Rodriguez me kërcim joshës në fushatë e re të të brendshmeve

Delo.autor

Leave a Comment