Futboll Kategoria Superiore Sport

VOLEJBOLL/ Tjetër afrim për ëndrrën Champions, Partizani luan ndeshjen e kthimit

Partizani është gati për të shkruar historinë pasditen e sotme në orën 19:00. Kampionet e Shqipërisë në volejboll për femra, në prag të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë të Champions League ndaj boshnjakeve të Zok Bimal Jedinstvo Brçko, kanë bërë një tjetër përforcim.

Kjo, jo nga dëshira, por nga halli, sepse lojtarja nga Ruanda, Benita Mukandajisenga, nuk është pajisur me vizë boshnjake dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë në dispozicion të ekipit.

Në të tilla kushte, edhe pse regjistrimet në Federatën Europiane të Volejbollit janë ende të hapura, Partizani e ka gjetur zgjidhjen në Turqi, duke bërë një përforcim të rëndësishëm përpara duelit të sotëm. Pjesë e të kuqeve është bërë Ajse Këllëç, turkja e datëlindjes 15 janar 1986, e cila ka qenë pjesë e skuadrës PTT Spor.

Do të jetë kjo volejbolliste, e gjatë 182 centimetra (pesha trupore 75 kilogramë) dhe me kërcim në bllok prej 285 centimetrash, e cila do të zëvendësojë Mukandajisengën. Me Këllëçin, Partizani ndihet edhe më i kompletuar për ndeshjen e pasdites së sotme të Champions-it, ku në rast kualifikimi praktikisht do të ndeshet në turin tjetër me hungarezet e Vashash Odum Budapest.

PËR HISTORINË

Partizani mbërriti në Lukovac të martën në mesditë, ndërsa në orarin e ndeshjes ka kryer dhe stërvitjen e fundit, takim që do të transmetohet në “Radio-Televizionin Shqiptar”. Kampionet e Shqipërisë, të cilat sivjet kanë bërë vërtet përforcime të rëndësishme, si amerikania Mans, sllovakja Hudeçova, turkja Basa, ruandezja Mukandajisenga, pa harruar afrimet nga brenda kampionatit shqiptar, si Nezaj, Picaku, Kushi apo Gjermeni, janë gati që të shkruajnë historinë në Kupat e Europës.

Nëse në Tiranë e fituan ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, duke përmbysur avantazhin 1-0 të setit të parë, sot shqiptaret mund të kualifikohen për në raundin tjetër edhe duke humbur 3-2 me sete (sigurisht edhe duke fituar). Por edhe në rast humbjeje 0-3 apo 1-3 do të jetë një set shtesë (Golden set), i cili do t’i mbajë deri në fund të hapura shpresat e Partizanit për kualifikimin madhështor ndaj Zok Bimal Jedinstvo Brçko.

Optimist për kualifikim është shprehur edhe Rogert Huqi, president i Partizanit, i cili për “Panorama Sport”, pas ndeshjes së parë, deklaronte: “Tani e njohim kundërshtarin më mirë dhe gjatë këtyre ditëve do të punojmë që t’i korrigjojmë gabimet që u shfaqën në ndeshjen e parë. Presim një përballje më të fortë, por kemi shumë besim që do ta kalojmë këtë tur”.

Related posts

“NUK SHIKOJ ASNJË…”/ Ferdinand zbulon problemin më të madh të Manchester United dhe kërkon largimin e Solskjaer

Delo.autor

BECKAM MENDON PËR MERKATON/ Një kampion bote drejt Inter Miami, ja emri i bujshëm

Delo.autor

HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Juventusi shënjestron portierin që debuton në Premier, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment