Futboll Seria A Sport

3 GOLA NË 13 JAVË KAMPIONAT/ Zbulohet plani i agjentit Raiola, ideohet shkëmbimi i “Bomberit” Piatek me…

Më parë me Marko Xhampaolon e tashmë me Stefano Piolin. Kriza e Kristof Piontekut nuk është çështje trajneri. Tre golat në 13 javë kampionati janë treguesi i parë, aq më tepër që dy syresh kanë ardhur me 11-metërsha. Po tre kanë qenë raste kur ai ka nisur ndeshjet nga stoli, teksa katër kanë qenë zëvendësimet në ndeshje e sipër. 

Pavarësisht nga problemet, polaku është i vetmi në skuadër së bashku me Romanjolin që ka koleksionuar 13 prezenca në po kaq ndeshje të Serisë A. Xhampaolo thoshte që Pionteku do të kishte probleme për aq kohë që skuadra do të prodhonte pak. Pas Napolit, trajneri deklaroi se zgjedhjet ndaj Parmës mund të ndryshojnë, ndaj e thënë ndryshe, bomberi që kualifikoi Poloninë në Europian me golin ndaj Izraelit, të dielën rrezikon t’i shohë shokët nga stoli.

Shumë nga ky vendim do të varet nga forma që do të shfaqë Leao në stërvitje. Muaji vendimtar për Piontekun do të nisë të dielën. Dhjetori dhe katër ndeshjet në program të Milanit mund të rezultojnë vendimtare për fatin e polakut.

 PLANI I RAIOLËS – Parma dhe Sasuolo duken si provimet e maturës për Kristof Piontekun. Në këtë kontekst sulmuesi polak duhet të kërkojë golat për të ruajtur vendin në skuadër, përndryshe në janar klubi mund të vendosë ta huazojë. Përveç Xhenoas, ku do ta prisnin krahëhapur, në “valle” është futur edhe Evertoni. Në fakt, anglezët nuk kanë bërë asnjë hap konkret, por skenari, siç ndodh rëndom, është i Mino Raiolës.

Raiola-698539

Menaxheri në ditët në vijim pritet në “Casa Milan” ku do të diskutojë kontratën e Ibrës me “Djallin”. Në bisedime e sipër menaxheri italo-holandez mund të propozojë edhe Moise Kenin. Mediat italiane raportojnë se Raiola, në rolin e ndërmjetësit mes palëve, mund të organizojë një shkëmbim huazimesh mes Piontekut dhe Kenin. Përveçse do të sillte 19-vjeçarin në Milano, ai do të mundësonte edhe një përvojë 6-mujore të polakut në kampionatin e Mbretëreshës.

Related posts

Young Boys thyejnë Juven, por “Zonja e Vjetër ” mbetet e para

Isa.Autor

CONTE PLANIFIKON NJË MBROJTJE “VETERANËSH”/ Pas Godin, Inter kërkon të marrë lojtarin e Premier…

Delo.autor

ÇËSHTJA “SUAREZ” PËR PROVIMIN FALS/ Çfarë rrezikon Juventus? Ekziston hipoteza e përjashtimit nga…

Delo.autor

Leave a Comment