Futboll Sport

A DO TRANSFEROHET MBAPPE NË MADRID? Zidane befason me këtë deklaratë: Ëndrra e tij është Reali…

Zinedine Zidane ka folur sërish për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe tek Reali i Madridit. Në prag të ndeshjes në Ligën e Kampioneve, trajneri francez foli për situatën që po kalon ekipi i tij.

“Është një situatë delikate por shpresojmë që ta kalojmë sa më shpejt. Lojtarët janë në formë të mirë na duhet të marrim rezultate pozitive si në Champions edhe në La Liga”, tha fillimisht ai.

Por kur u pyet për një transfertë të mundshme të Mbappes në “Bernabeu”, Zidane befason me fjalët duke mos e mohuar që e preferon 20-vjeçarin.

A do transferohet Mbappe në Madrid? “Do të jetë ai, që vendos. Tani për tani është te PSG-ja dhe nuk dua të flas gjatë për këtë pasi nuk është lojtari im. Do të shohim çfarë mund të ndodhë gjatë merkatos, por Mbappe e ka thënë gjithmonë se ëndrra e tij ishte të luante një ditë te Real Madridin. Më shumë nuk kam çfarë ju them pasi i takon atij të marrë vendim për të ardhmen. Për mua Mbappe është një lojtar i shkëlqyeshëm”, përfundoi Zidane.

Related posts

“NUK I KUPTOJ DISA…”/ Portieri i huazuar nga Bayern “masakrohet” nga tifozët e tij, trajneri Kovac e mbron

Delo.autor

Nga PSG tek Everton, klubet në radhë për “luftëtarin” e Argjentinës

Sadik.Autor

Frika e Dybala/ Ankthi i performancës dhe krahasimi me Messin

Q.Autor

Leave a Comment