Futboll Sport

ASNJË MINUTË PUSHIM/ Ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

Mendohej se Zinedine Zidane mund ta linte pushim Casemiron të mërkurën, në ndeshjen e Realit kundër Leganesit.

Por në fakt, mesfushori brazilian u aktivizua dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes që “galaktikët” fituan 5-0.Kjo e ndihmoi brazilianin të ruante një rekord këtë sezon. Ai ka luajtur çdo minutë, përfshirë edhe ato me kombëtaren e “Seleçaos”.

Zidane tregoi edhe njëherë se Casemiro mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm.

Ai ka startuar titullar në çdo ndeshje të Realit këtë sezon dhe pavarësisht avantazhit të thellë ndaj Leganesit, tekniku nuk e kurseu as disa minuta në pjesën e dytë.

Casemiro e mbylli ndeshjen me 12 topa të fituar, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA MORATA/ Xavi: ja çfarë i ka kërkuar sulmuesit të Juventus-it

Delo.autor

“FITORE E VËSHTIRË NDAJ VLLAZNISË”/ Flet zv. trajneri Kalari pas triumfit: Vazhdojmë me sëmundjen e vjetër që…

Delo.autor

PA VDEKJEN ME SY 21-VJEÇ/ Mjekët donin t’i hiqnin gjysmën e mushkërive, ja drama e Thiago Silva

Delo.autor

Leave a Comment