Futboll La Liga Sport

AVENTURË PËR NDESHJEN E KREUT/ Skuadra spanjolle udhëton për në Granada me…

Në orën 21:00, do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishmes mes Granadës dhe Real Sociedadit, që më shumë gjasa mund të vendosë kreun.

Por, ajo që ishte e pazakontë  para kësaj ndeshje, është mënyra se si ka shkuar Sociedadi të përballet me Granadën.

Avioni me të cilin ishte programuar të udhëtonte skuadra baske kishte disa probleme dhe nuk mund të nisej. Për fat të keq edhe avioni i dytë, nuk mund të ulej në pistën e qytetit të La Alhambras, pasi kishte erëra shumë të forta dhe u vendos të ulej në Malaga.

Autobuzi i skuadrës së Sociedadit ishte duke pritur sipas planit, në qytetin që do ulej avioni, kështu që lojtarët e skuadrës baske udhëtuan me taksi.

Një numër i madh taksish ka mbërritur në aeroportin e Malagas dhe kanë marrë lojtarët për t’i çuar në Granada. Situatë e pazakontë për klubin bask, që bëri një aventurë për ndeshjen e kreut.

Related posts

Mungesë e madhe e Skocisë/ Ylli i Premier Ligës do të mungojë përballë Shqipërisë

Isa.Autor

Gazetari “shkarkon” Spallettin: Ju tregoj trajnerin e ardhshëm të Interit!

Delo.autor

NË KËRKIM TË SPONSORIT TË RI/ Pronari i Inter në bisedime me gjigandët…

Delo.autor

Leave a Comment