Futboll Shqipëri Sport

“BESOJMË TEK TROFEU I CHAMPIONS KËTË VIT”/ Flet mbrojtësi Chiellini: Ja kur do të rithehem sërish në fushë nga dëmtimi

Xhiorxhio Kilelini nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin, për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka pësuar në ligamentin e gjurit të djathtë.

Duket se rikuperimi po shkon shumë mirë për futbollistin, i cili shpreson të jetë i gatshëm për ekipin për një pjesë të sezonit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 35-vjeçari ka folur për dëmtimin e tij, por edhe për trajnerin Sarri, ku thotë se të gjithë duhet të kenë durim për të. “Rikuperimi po shkon mirë, dhe unë mendoj se mund të kthehem përsëri në fushë në shkrut ose mars. Fatkeqësisht duhet edhe shumë kohë. Kam kaluar disa ditë jashtë vendit, por nesër do të kthehem në Itali për të vazhduar rikuperimin.

Skuadra po bën shumë mirë edhe pa mua, por shpresoj që unë të kthehem në prancerë dhe t’i ndihmoj ata. Ne duhet të kemi durim për Sarrin, çdo trajner që do vinte pas Alegrit do të kishte shumë vështirësi, por me Sarrin rezultatet janë në anën tonë.

Liga e Kampionëve? Ne gjithmonë besojmë se mund ta fitojmë atë këtë sezon. Kjo edhe për faktin se kemi afruar lojtarë shumë të mirë.”, u shpreh italiani.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asisti befasues nga Icardi, Neymar nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ceremonia e lamtumirës së legjendës të NBA me bileta, të ardhurat për bamirësi

Delo.autor

DEKLARATA PAS HUMBJES BEFASUESE/ Emery: Champions është në dorën tonë

Delo.autor

Leave a Comment