Futboll Sport

CHAMPIONS/ 8 gola në 10 ndeshje, vetëm 3 janë më të mirë se Icardi në histori

Mbrëmje pozitive kjo e të mërkurës në Champions League për ish-zikaltërit. Kështu, pas Ivan Perisic që shënoi vetëm 33 sekonda pasi u aktivizua në ndeshjen ndaj Olympiacos Piraeus, në fitoren 2-0 të Bayern Munich, ishte edhe radha e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas i ka dhënë avantazhin Paris Saint-Germain në sfidën ndaj Club Brugge. Mauro Icardi realizoi kështu golin e tij të 8-të në 10 ndeshjet e tij të para në Champions League.

Vetëm 3 janë futbollistët me një mesatare më të mirë se ish-sulmuesi i Inter në 10 ndeshjet e tyre të parë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube: Mané, Simone Inzaghi dhe Kane (9 gola secili) që kanë statistikat më të mira në historinë e Champions League.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Futet në mes turmës së lojtarëve, Verratti i drejtohet tifozit: Po ti, kush tr*pin je? (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL NË SKOCI/ Tifozët e Lazios pushtojnë Glasgow, simbole naziste në marshim (VIDEO)

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E KOEMAN/ Mesfushori Pjanic largohet nga Barcelona, drejt transferimit tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment