Futboll Sport

E ZURI KORRENTI NË DUSH/ Serbi i Besëlidhjes rrëfen si shpëtoi për mrekulli: U përplasa në tokë, më pas…

Të shtunën Besëlidhja u mund në Shijak, ku pësoi një gol në minutën e fundit nga Erzeni.

Por, përtej humbjes dramatike, vëmendjen e mori incidenti i rëndë që ndodhi në dhomat e zhveshjes, ku rryma elektrike goditi mesfushori Milan Gjorgjeviç sapo ai u fut në dush.

Shpëtoi për mrekulli dhe një ditë më pas ai ka rrëfyer gjithçka në një intervistë për “Panorama Sport”.

Milan, çfarë ndodhi pas ndeshjes në Shijak, ku ju u goditët nga rryma elektrike?

Sapo mbaroi ndeshja, u futëm në dhomat e zhveshjes në dushe për t’u larë, si gjithnjë. Kur u zhveshëm dhe u futëm në dushe, Kledi Dibra, sapo preku rubinetin e dushit të tij, ndjeu një dridhje të lehtë rryme elektrike, aty afër isha dhe unë dhe më tregoi çka i ndodhi. Sapo e preka dushin tim, menjëherë më goditi rryma, duke më përplasur në tokë me shumë forcë dhe aty nuk mbaj mend se çfarë ndodhi më tej me mua.

Ishit krejtësisht i zhveshur apo kishit shapkat në këmbë?

Për fat të mirë, kisha veshur shapkat dhe nuk isha lagur shumë. Besoj se kjo më shpëtoi nga ndonjë gjë më e rëndë dhe për këtë falënderoj Zotin.

A pati reagim të shpejtë nga kolegët tuaj, stafi dhe nga të tjerë të pranishëm?

Po. Isha i turbulluar komplet, mbaj mend vetëm që isha në autoambulancë, e cila, për fat të mirë, ishte e pajisur me aparat oksigjeni. Kjo gjë më ndihmoi shumë dhe shpejt e mora veten. Më dërguan në urgjencën e spitalit dhe aty nisën të më shërbenin. Isha shtrirë në krevat dhe mjekët më vizituan, më pyetën çfarë shqetësimesh kisha. Më matën presionin e gjakut, më bënë disa gjilpëra, më vunë një serum, që nisi të më qetësonte. Shërbimi ishte i menjëhershëm, i shpejtë dhe stafi ishte shumë i sjellshëm. Për këtë i falënderoj të gjithë.

Po stafi juaj, a ishte i angazhuar?

Pjesëtarët e stafit tonë ishin në lartësinë e duhur. Ishin ata që ndoshta më kthyen në jetë, pasi ishin të parët që më erdhën në ndihmë deri tek autoambulanca. U jam mirënjohës për gjithë jetën.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA TEK INTER/ Ja premtimi që klubi “Zikaltër” i ka bërë Lautaros

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E TRANSFERIMIT/ Ja çfarë i tha mesfushori Eriksen Mourinhos para largimit

Delo.autor

KANDIDAT PËR ÇMIMIN “TOPI I ARTË” 2019/ Mbappe mbështet rivalin e pamposhtur: Ai ishte më i miri këtë vit…

Delo.autor

Leave a Comment