Futboll Sport

EURO 2020/ Italia dhe Spanja e nisin me spektakël, 3 gola brenda 9 minutave (VIDEO)

Italia dhe Spanja e kanë nisur me këmbën në gaz mbrëmjen e sotme, teksa kanë shënuar tre gola në nëntë minuta. Axurrët kanë shënuar dy herë ndaj Armenisë, ku në minutat 8’ dhe 9’, ishin Immobile dhe Zaniolo që ndëshkuan miqtë.

Fillimisht, sulmuesi i Lazios shfrytëzoi në maksimum një krosim të Chiesas dhe shënoi me kokë, ndërsa më pas ishte lojtari i Romës, i cili shënoi i vetëm përballë portierit armen, duke çuar rezultatin në 2-0.

Nga ana tjetër, Spanja shënoi me anë të Fabian Ruiz në minutën e tetë në sfidën ndaj Rumanisë, duke marrë kryesimin. Mesfushori u tregua i vëmendshëm, teksa goditi një top të kthyer nga portieri mik, për të shënuar golin e avantazhit.

Related posts

Daja e Kërçiku pezull, por 4 afrime ndryshojnë 11-shen te Tirana (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet super ndeshja Itali-Spanjë në “San Siro”. Rezultati 1-2

Delo.autor

PAS RIKTHIMIT NGA DËMTIMI/ Talenti Zaniolo rezulton pozitiv me COVID-19, humb Europianin me Italinë

Delo.autor

Leave a Comment