Futboll La Liga Sport

GRIEZMANN DHE DEMBELE NUK MJAFTON/ Barcelona gati të “rrëmbejë” sulmuesin e Premier League…

Antuan Grizman dhe Osman Dembele po tregojnë çdo ndeshje e më shumë që nuk arrijnë të mbajnë në shpatullat e tyre peshën e sulmit, kur Mesi dhe Suarez nuk janë prezentë në fushë.

Vitet po kalojnë për dy yjet e Barçës dhe nevoja për lider do jetë një domosdoshmëri për katalanasit. Duke parë që dy francezët, nuk po bëjnë atë që pritet, katalanasit janë hedhur në sulm për të siguruar yllin e Arsenalit, gabonezin Pier-Emerik Aubamejang.

“La Sexta”, raporton se nëse Arsenali nuk do të zërë vendin e katërt në kampionat, që të çon në Ligën e Kampionëve, sulmuesi ka prirjen të largohet dhe Barcelona është gati ta rrëmbejë, duke i ofruar Arsenalit shifrën që dëshiron.

Auba

Aubamejang tregon tashmë se është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, duke kaluar në një top-klub si Barcelona.

Related posts

Tifozët anglezë, në alarm për Botërorin e Rusisë

Sadik.Autor

“AI ËSHTË NJË DJALË I VEÇANTË”/ Trajneri Lemmens e akuzon Real Madridin se s’po e trajton mirë Courtoisin

Delo.autor

PAS 8 MINUTASH LOJË/ Tronditet Barcelona, Gimenez zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment