Futboll Seria A Sport

INTER TRIUMFOI ME PËRMBYSJE/ Një penallti bëhet mollë sherri, por Lukaku nuk gabon (VIDEO)

Ka qenë një fitore e vuajtur ajo e Interit në “Renato Dal’Ara” të Bolonjës me zikaltërit që i janë falur dygolëshit të Romelu Lukakut për të nënshtruar vendësit dhe për të marrë përkohësishit vendin e parë ndaj Juventusit, duke i futur në presion kampionët në fuqi përpara takimit që do të nisë pas pak çastesh me bardhezinjtë që luajnë si udhëtues derbin ndaj Torinos.

Të gjitha emocionet e Bolonja-Inter ishin zhvendosur në pjesën e dytë. Fillimisht ka qenë Soriano që ka shënuar për vendësit në minutën e 59-të, por 16 minuta më pas Romelu Lukaku ka barazuar për Interin. Minutat e mbetura janë të luftuara me të dyja skuadrat që pretendojnë të shënojnë golin e fitores, deri kur, një kontakt në zonë në minutën e 90-të mes Orsolinit dhe Lautaros konsiderohet penallti nga kryesori.

Protestojnë ashpër vendësit, por kjo pak rëndësi ka. Nga pika e bardhë është Lukaku që nuk gabon dhe i jep suksesin ekipit të tij në një ndeshje që u shfaq shumë më e komplikuar sesa parashikimet.

Related posts

POLEMIKAT E TEKNOLOGJISË VIJOJNË/ Në Spanjë akuzojnë: VAR i dha fitoren Atletico Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Diktati i spanjolleve/ Skuadrat iberike kanë fituar 18 nga 19 trofet europian prej vitit 2014-të

Sadik.Autor

RONALDO I RI/ Guardiola “i fiksuar” pas talentit të Wolvesit, e do që në janar

Isa.Autor

Leave a Comment