Futboll Kategoria Superiore Sport

“KUKËSI KA KONTAKTUAR ME MENAXHERIN TIM”/ Rrëfehet Nwabueze: Jam i shëndetshëm, si mund të…

Kirian Nuabueze është lojtari i momentit në kampionatin shqiptar. Ai kryeson listën e golashënuesve me 11 rrjeta deri tani.

Nëse bën një kërkim të thjeshtë në internet për nigerianin me pasaportë amerikane, papritur të shfaqen lajme shqetësuese. Më 28 qershor të vitit 2018, klubi i ND Goricës në Slloveni ka nxjerrë një komunikatë për shtyp, ku thotë se do të ndërpriste kontratën me Kirian Nuabuezen, sepse pas vizitave mjekësore, mjekët nuk kanë dhënë miratimin se ai mund të vazhdonte karrierën futbollistike me klubin slloven.

Deri këtu bëhet fjalë për probleme shëndetësore, por askund nuk është cituar diagnoza apo të specifikohet problemi, por media sllovene nuk e ka lënë me kaq.

“Një amerikan me probleme kardiake, që Gorica nuk e donte, pothuajse vdiq në fushë”, është titulli i portalit slloven www.siol.net më 14 nëntor të vitit të kaluar.

Analizat kanë treguar se ai kishte probleme kardiake, madje për këtë arsye iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Për këtë arsye Gorica u detyrua të ndërpriste kontratën me të. Ndërkohë në një prononcim për “Procesin Sportiv”, bomber i Laçit, ka hedhur poshtë shqetësimet duke deklaruar:

“Golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar realizoi vetëm 13 gola, gjithsesi deri tani unë kam shënuar plot 11 herë. Gjithsesi mua më pëlqen më shumë të ndihmoj skuadrën dhe të fitojmë pikët e plota në çdo ndeshje.  Nuk është e vërtet që Tirana ka qenë e interesuar për mua. Nuk më kanë kontaktuar as mua as menaxherin. I vetmi klub që ka kontaktuar me menaxherin tim ka qene Kukësi, por s’ka pasur asgjë konkrete. Laçi besoi tek unë, sidomos presidenti. Për këtë arsye jam këtu.

E kam vënë re që flitet se kam probleme me zemrën. Ju e shihni se çfarë po bëj unë. Unë shënoj gola, kush do e bënte diçka të tillë me një problem? Unë jam i shëndetshëm, ndihem mirë duke luajtur futboll dhe duke dhënë maksimumin. Nuk mund të them që jam moskokëçarës, se këto lajme më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Nuk mund ta kontrolloj diçka të tillë, pavarësisht se nuk më vjen mirë.

Dita ime është e mërzitshme, më pëlqen të qëndroj në shtëpi, të qetësohem dhe të jem gati për stërvitje. Në momentin që kam kohë të lirë, më pëlqen të eci, të dal shëtitje.  Më thërrasin te Laçi “Kiri” se nuk ma shqipërojnë dot emrin e saktë. Për sa i përket rrjeteve sociale, nuk kaloj shumë kohë me to. Kam “Instragram”, ndërsa “Facebook”-u nuk përshtatet shumë me mua. Kur jam i lirë ndjek ndeshjet e Interit ose të Liverpulit. Futbollist të preferuar nuk kam. Do të më pëlqente të kisha një fanellë të Henri ose të Drogbasë”, ka thënë Nabueze.

Related posts

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ MASAKROHET arbitri dhe anulohet ndeshja

Isa.Autor

MISTERI PAS VDEKJES SË PELES/ Çfarë fshihet në dollapin e mbyllur 40 vite më parë në dhomat e zhveshjes të Santos?

F.autor

E BUJSHME/ MILANI siguron mesfushën, kuqezinjtë përgatiten për firmën e radhës

Isa.Autor

Leave a Comment