Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Skënderbeu. Rezultati 2-3

Është duke u luajtur në këto momente, sfida mes Bylisit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore.

Ballshiotët e Dovedan, vijnë në këtë përballje, me moral të lartë, teksa do të kërkojnë vijimin e ecurisë pozitive, pas triumfit në transfertë ndaj Vllaznisë. Ndërkohë nga ana tjetër, korçarët nuk po kalojnë një moment të mirë, teksa në 4 sfidat e fundit kanë regjistruar 2 humbje dhe 2 barazime.

Për sa i përket formacioneve, Dovedan ka dy rikthime të rëndësishme nga ndeshja e kaluar ndaj Vllaznisë si Turabov dhe Ntepe. Ndërkohë trajneri Daja, ka ndryshuar skemë në këtë përballje, duke hedhur në fushe rreshtimin 5-4-1.

LIVE| BYLIS – SKËNDERBEU 2-3

Murataj 74′, Goxha 79′ / Krasniqi 45+2′ (p), Bregu 86′ (p), Gripshi 88′

KOMENTI LIVE: 

88′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-3/ Çfarë përballje! Emocione pafund në “Adush Muça”! Korçarët përmbysin rezultatin me Gripshin, pas një kundërsulmi vrastar! Shtangen vendasit!

86′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-2/ Dejvi Bregu tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë!

85′ Ndreca ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bregut, tjetër penallti për Skënderbeun!

84′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Bregu, por topi devijohet nga Goxha në këndore.

79′ GOOOOL BYLIS 2-1/ Fantastik Jurgen Goxha, i cili realizon një supergol me roveshatë duke përmbysur rezultatin! 

74′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Barazohen shifrat, shënon kapiteni Valentino Murataj! Pas një harkimi të Peposhit, Goxha devijon me kokë, topi i del Muratajt, i cili e shtyn drejt rrjetës, duke mposhtur portierin Koliçi. 

73′ Të pafat ballshiotët në këto momente, Pëllumbi largon topin mbi vijën fatale, duke i mohuar golin Bylisit.

72′ Pranë golit Bylisi. Ndreca lëshon një predhë nga distanca, por fluturon Koliç, duke devijuar topin në këndore!

67′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha autori i golit Krasniqi, vendin e tij e zë Oto Xhon.

67′ Pranë golit të dytë Skënderbeu, me Dejvi Bregun, i cili provon me një gjuajtje, por topi devijohet në këndore.

61′ Lëvizja e tretë te Bylisi, largohet Qardaku, vendin e tij e zë Hadroj!

58′ Qardaku provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon mbi kuadrat!

55′ E ka të vështirë të avancojë me topin poshtë skuadra e Bylisit, e cila provon me topa në ajër, por mbrohen mirë korçarët!

48′ Pranë golit të dytë Skënderbeu. Bregu dhuron spektakël nga e dajthta, harkon në zonë për Krasniqin, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por ndalet nga portieri Hidi!

46′ Starton pjesa e dytë. Vendasit kryejnë zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Ntepe, vendin e tij e zë Ndreca.

45+2′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Blerim Krasniqi realizon nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh korçarët!

45+2′ Penallti për Skënderbeun! Peposhi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bregut, për gjyqtarin nuk ka dyshime, penallti për Skënderbeun!

45+1′ Mundësi e mirë për Bylisin me Guindo, i cili nuk arrin të shënojë shumë pranë vijës fatale, teksa ndalet nga Koliçi!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

43’ Probleme për Gripshin i cili merr një goditje në kokë dhe largohet jashtë vijave kufizuese për të marrë ndihmën e parë por rikthehet sërish në lojë.

40′ Vendasit marrin frenat e lojës në dorë dhe provojnë të gjejnë rrugën e rrjetës, mbrohen mirë korçarët!

32′ Taipi kroson drejt zonës për Pollozhanin, i cili provon me kokë, por topi shkon drejt e në duart e Hidit.

29′ Taipi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Qardakut, duke humbur sfidën ndaj Tiranës.

23′ Niset Isli Hidi, por gabon gardiani i skuadrës ballshiote duke e dërguar topi jashtë kuadratit!

21′ Penallti për Bylisin! Ndeki ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Peposhit, për gjyqtarin Bastari nuk ka dyshime, penallti për vendasit dhe karton i verdhë për futbollistin e Skënderbeut!

20′ Ndeki avancon bukur dhe provon të shënojë nga distanca por jashtë kuadratit!

18′ Goxha provon të shënojë me kokë, por gjuajtja e mbrojtësit shkon jashtë kuadratit.

17′ Pëllumbi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar!

14′ Skënderbeu fiton goditjen e parë nga këndi. Harkon Bregu, grushton portieri Hidi!

10′ Goxha përplaset me Krasniqin në mesfushë, për fat të mirë gjithçka kalon pa probleme, teksa të dy futbollistët rikthehen sërish në lojë!

7′ Dominim i vendasve në këto minuta të para, të cilët ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Skënderbeut!

3′ Guindo jep sinjalin e parë me një tentativë me kokë, pas harkimit nga mesfusha, por topi shkon jashtë kuadratit të Koliçit!

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Bylisi: Hidi, Ymeralilaj, Turabov, Goxhaj, Janku, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Qardaku, Ntepe, Guindo. Trajner: V.Dovedan.

Skënderbeu: Koliçi, Bregu, Gripshi, Elezi, Krasniqi, Meksi, Ndeki, Pëllumbi, Pollozhani, Vitia, Taipi. Trajner: I.Daja.

Related posts

PRITET VENDIMI PËR TË ARDHMEN/ Stoli “peshon” shumë, portieri Strakosha drejt largimit nga Lazio

Delo.autor

ZBULON ËNDRRËN E FSHEHTË/ Allegri: Duke mësuar kaq shumë gjëra, shpresoj të bëhem si…

Delo.autor

I SKADON KONTRATA NË QERSHOR/ Barcelona konkuron me Interin për yllin e Liverpulit

Delo.autor

Leave a Comment