Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Brighton. Rezultati 3-1

Pas disfatës me rezultat 1:0 kundër Bournemouthit në ndeshjen e fundit të Premierligës, Manchester Unitedi synon t’u kthehet fitoreve sot kundër Brightonit, që i ka fituar dy ndeshjet e fundit të ligës angleze.

Manchester Unitedi do ta presë në shtëpi, në stadiumin Old Trafford, sot në orën 15:00 Brightonin, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të sezonit 2019/20 të Premeirligës.

Për ta arritur fitoren në këtë përballje, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur të luajë me Anthony Martialin në pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa në krah i ka vendosur Marcus Rashfordin dhe Daniel Jamesin, përderisa i riu Brandon Ëilliams është titullar në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.

Përkundër që Brighton radhitet në pozitën e tetë dhe Manchester Unitedi në pozitën e 14-të në tabelën e Premierligës, “Djajtë e kuq” janë favorizuar nga bastoret për ta fituar këtë ndeshje.

 

LIVE/ Manchester United – Brighton 3-1

 

MINUTA 66/ Manchester United dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

MINUTA 64/ Brighton ngushton shifrat me golin e shënuar nga Lewis Dunk.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 20/ Manchester United dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Scott McTomina

MINUTA 18/ Manchester United kalon në avantazh me golin e shënuar nga Andreas Pereira.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

SFIDA HAPOEL BEER SHEVA-LAÇI/ Ndeshjen e gjykon një kroat, dy kurbinas e njohin nga mashtrimi i Tiranës

Delo.autor

Kupa e Botës/ Brazili i qetë, Zvicra kërkon kontrollin e topit

Sadik.Autor

“NDIZET FITILI”/ Policia spanjolle e DËBON liderin e tifozëve të BOCAS nga…

Isa.Autor

Leave a Comment