Breaking News Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Shqipëri-Francë, Mbyllet ndeshja në “Air Albania stadium”

Ka startuar në orën 20:45, ndeshja prestigjioze mes Shqipërisë dhe Francës e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Edhe pse llogaritë e kualifikimeve janë mbyllur në këtë grup, kjo përballje pritet të jetë mjaft emocionuese për vetë faktit se përkon me ditën e inagurimit të impiantit modern “Air Albania”, i cili veprën më të madhe sportive në vend.

bandicam 2019-11-17 20-46-54-201

Kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë të debutojnë në mënyrë dinjitoze në stadiumin e ri, përballë kampionëve në fuqi të Francës.

flamur shqiptar

Të dy teknikët kanë bërë publike formacionet zyrtare. Nuk mungojnë surprizat, teksa bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e mesfushorit Kristi Qose, teksa është ulur në stol Ledjan Memushaj. Për sa i përket “gjelave”, trajneri Deshamp, nuk ka preferuar nga minuta e parë yllin e PSG-së, Kilian Mbape, ndërkohë në formacion janë emra të tjerë të mëdhenj Si Varan, Grizman, Zhiru…

LIVE| SHQIPËRI – FRANCË 0-2

Toliso 9′, Grizman 30′ 

KOMENTI LIVE: 

77′ Goditje dënimi për Shqipërinë në një pozicion tepër të favorshëm! Provon Memushaj, por topi ndalet nga muri!

71′ Shtylla i mohon golin e tretë, Oliver Zhiru, i cili me gjuajti bukur me të majtën në hyrje të zonës, por për fat të mirë topi u përplas në shtyllë dhe shkoi jashtë!

63′ Zhiru një predhë nga krahu i majtë i zonës, por ndalet nga Berisha!

60′ Sërish Shqipëria në aksion! Balaj ul një top të bukur për Manajn, i cili provon të godasë, por në momentin e fundit ndalet nga mbrojtësi kundërshtar dhe shkon në duart e Madanda!

55′ Tjetër mundësi shënimi për kuqezinjtë me Baren, që pas harkimit të Roshit provon me një lëvizje akrobatike, por topi devijohet në këndore!

52′ Fantastik Etrit Berisha, i cili me një superpritje i mohon golin e tretë francezve! Ishte Zhiru, i cili doli i vetë përballë portës, gjuajtji, por u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Berisha!

50′ Një nisje e mirë për tanët në këtë pjesë të dytë që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën franceze!

46′ Rast ideal për kuqezinjtë! Bare harkon bukur nga e djathtë! Në zonë ndodhen Hysaj dhe Gjimshiti, të dy e prekin por pa mund ta devijojnë drejt portës!

46′ Starton pjesa e dytë! Reja bën menjëherë 2 zëvendësime! Largohet nga fusha, Lenjani dhe Qose, në lojë Roshi dhe Memushaj!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Këndorja e parë i takon Francës! Grizman harkon bukur, për Lengle, i cili i vetë brenda zonës, gjuan me kokë, por për fat topi shkon ngjitur me traversën!

30′ GOL FRANCA 0-2/ Antuan Grizman përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes shqiptare, teksa me një gjuajtje të kaliburar nga brenda zonës, dyfishoi shifrat! 

29′ Lenjani kroson nga e majta drejt zonës, topi shkon drejt e në duart e portierit Mandanda!

26′ Lengle ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Balajt!

22′ Rast ideal për Shqipërinë! Kundërsulm mjaft i mirë i kuqezinjve, Bare shërben për Hysajn nga e djathta, por ky i fundit nuk përfiton siç duhet! Teksa provon të shërbejë për Balajn, ndalet nga mbrojtësin francez!

20′ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toliso!

18′ Qose harkon një top në zonë drejt Hysajt, por del mjaft bukur portieri Mandanda, i cili kontrollon gjithçka!

15′ Bare provon të jap një asist nga mesfusha për Balajn, i cili niset bukur, por kemi të bëjmë me pozicion të parregullt!

13′ Shqipëria provon të organizohet me Hysajn nga e djatha, por shkodrani nuk arrin të kombinojë siç duhet me Balajn dhe Manajn.

9′ GOL FRANCA 0-1/ Shënojnë “gjelat”! Pas një harkimi të Grizman nga goditja e dënimit, Toliso lihet i lirë dhe gjuan saktë me kokë, duke tundur rrjetën e Berishës! Goli i parë me fanellën e Francës për Toliso! 

7′ Hysaj shkakton faull nga majta, pas ndërhyrjes të gabuar ndaj Mendi!

4’ Mundësi e mirë për Francën me anë të Dubos i cili tenton krosimin por Gjimshiti largon topin nga zona.

1′ Ka nisur sfida! Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit!

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.

Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt)

Related posts

“POSHTË KOMUNISTËT”/ Por banderola e “Fanaticsave” me Ainshtainin ishte edhe një… (FOTO)

Delo.autor

GJICI DO TRE FITORE NGA KUKËSI/ Ja premioja për fitoren ndaj Skënderbeut

Delo.autor

FRIKA NGA TOPI/ Shikoni talljen “pa kripë” ndaj gazetarit sportiv në Itali (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment