Futboll Ligue 1 Sport

“LOS BLANCOS” OFROI 300 MILIONË EURO PËR MBAPPE/ Kampionët francezë befasojnë me vendimin e fundit

PSG i kundërpërgjigjet Realit të Madridit, që po tenton të bindë Kylian Mbappe të transferohet në Spanjë gjatë verës. Në mediat spanjolle është raportuar se madrilenët janë gati të paguajnë deri në 300 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Një shifër rekord, por nga ana tjetër PSG ka një plan. Le Parisien raporton se drejtuesit e klubit francez po mendojnë t’i ofrojnë rinovimin e kontratës sulmuesit të tyre dhe t’i barazojnë pagën me Neymar, një shenjë vlerësimi për Mbappe, i cili dëshiron të lërë gjurmë me PSG.

Gjithsesi dëshira e tij për të provuar një eksperiencë te Real Madrid dihet. Sulmuesi 20-vjeccar është blerë nga PSG për shifrën e 180 milionë eurove nga Monaco dhe ka një kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2022.

Related posts

Botërori 2018/ Sa shumë yje nga Bundesliga që do të luajnë në Kupën e Botës

Sadik.Autor

INTER NUK DI TË NDALET NË DERBI/ Pas një asist nga Perisic, ylli Lulaku mposht portierin Donnarumma (VIDEO)

Delo.autor

PORTIERI “HARRON” PORTËN/ Mertens shënon golin e vitit nga 40 metra (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment