Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY SHET 10 % TË AKSIONEVE TEK AMERIKANËT/ Flet presidenti Mubarak: Guardiola nuk largohet …

Grupi që kontrollon Mançester Sitin ka shitur rreth 10% të aksioneve të paketës aksionare te një fond amerikan investimi për 500 milionë dollarë, çmimi më i lartë në histori për një klub sportiv. Kompania që ka hyrë në kapitalin e “City Football Group”, kompania që kontrollohet nga fondi “Abu Dhabi United Group”, është “Silver Lake”, një kompani private që do t’i garantojë zhvillim të mëtejshëm ndërkombëtar grupit, i cili në total vlerësohet me 4.8 miliardë dollarë.

“Ne dhe ‘Silver Lake’ ndajmë bindjen e fortë se ekzistojnë mundësi të mëdha mes argëtimit, sportit dhe teknologjisë”, deklaroi presidenti i kampionëve të Anglisë, Khaldon Al Mubarak. Sipas “Financial Times”, fondi “Silver Lake”, që në të shkuarën ka qenë i interesuar edhe për Çelsin, donte të hynte në botën e futbollit anglez, i tërhequr nga të ardhurat që prodhon shitja e të drejtës televizive në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në pjesën tjetër të botës.

Përveç Mançester Sitit, “City Football Group” kontrollon edhe skuadra të tjera në botë: Nju Jork Kozmos (SHBA), Melburn Siti (Australi), Jokohama Marinos (Japoni), Torkue (Uruguai), Girona (Spanjë) dhe Siçuan Jiuniu (Kinë).

ipanews_4d37e996-3191-47dc-85a3-a459409751d4_embedded236351073

 GUARDIOLA- Al Mubarak deklaroi se klubi do donte të mbante edhe Pep Guardiolën për shumë vite, pavarësisht zërave për një largim të katalanasit në fund të këtij sezoni: “Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Jam shumë i kënaqur nga puna e tij dhe mezi pres të vazhdojmë punën së bashku për vitet e ardhshme”. Kontrata e Pepit skadon në qershor 2021, por fjalët e presidentit i ngjasojnë shumë një ftese për ta zgjatur bashkëpunimin.

Related posts

“Goretzka zgjodhi Bayernin para Realit, Juventusit, Barçës e Liverpoolit”

Q.Autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari: Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”, Hasan Lika ndjek sfidën nga tribuna

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Legjenda gjermane: Të luhet futboll, kanë rëndësi edhe financat!

Delo.autor

Leave a Comment