Futboll Premier League Sport

MEDIAT ANGLEZE ZBULOJNË PRAPASKENAT/ Chelsea ia ofron para Barcelonës, Real Madrid refuzon…

Real Madrid refuzon shërbimet e sulmuesit anësor të Chelsea-s Willian. Mediat britanike bëjnë me dije se vetë klubi londinez ia ka vetëofruar 31- vjeçarin madrilenëve, por ka qenë tekniku francez Zinedine Zidane i cili e ka konsideruar brazilianin jo në planet e tij në të ardhmen. Objektivi kryesor i tij mbetet Kylian Mbappe i cili vlen shumë më shumë se Willian.

Por me këtë skemë që përdori klubi londinez, humbiste Barcelona e cila e kërkon prej kohësh brazilianin. Tani që nuk ka pengesë rivalen e saj kryesore, katalanasit nuk e kanë të vështirë të firmosin me 31- vjeçarin që në janar, dhe pse shërbimet e tij mund t’i ketë vetëm vitin tjetër.

Ëillian dhe pse dëshirohet nga trajneri Lampard, mban numrin 10 dhe është një nga më të rëndësishmit për Chelsea-n, është i vendosur të largohet nga Londra. Ai nuk do të rinovojë.

Related posts

Lisandro Lopez drejt Milanos, nesër vizitat mjekësore me Inter

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ ROMËS/ Allegri i gëzuar: Mandzukic i jashtëzakonshëm, kemi arritur…

Delo.autor

KËRKOHET NGA E GJITHË EUROPA/ Askush nuk ka shënuar sa ai në këtë moshë, Lautaro një “xhevahir”

Delo.autor

Leave a Comment