Futboll Seria A Sport

NGA IVAN RAKITIC TEK DIAZ/ Ja lista e dëshirave të Milan për merkaton e janarit…

Situata e Milanit vijon të mbetet problema tike. Pavarësisht se ka investuar 345 milionë euro në klub, fondi “Elliott” duket i shqetësuar për një mungesë të mundshme të përfitimeve në rast se “Djalli” dështon një pozicionim europian.

Llogariten nga 25 deri në 50 milionë euro humbje që do t’u shkaktonte kuqezinjve një sezon pa kompeticione europiane dhe duke dashur të shmangin këtë mundësi pronarët po mendojnë të investojnë në merkaton e janarit. Ideja është që të korrigjohet cilësia e organikës, në mënyrë që të arrihet korrigjimi i renditjes.

PËRJASHTIME – Në listën e drejtuesve kuqezinj ka disa profile ku bie gjithnjë në sy mishërimi i talentit me moshën. Një përjashtim në ideologjinë rinore të Gazidhisit do ta bënte 31-vjeçari Ivan Rakitiç. Mesfushori duket pranë largimit nga Barcelona dhe kuqezinjtë janë tepër të interesuar për shërbimet e tij, aq më tepër që për ta bindur mund të mbështeten në ndërhyrjen e Zvonimir Bobanit, kroat si edhe biondi i Barçës.

Duke qenë se Milani luan vetëm për kampionatin, një përforcim në këtë aspekt mund të ishte Rodrigo De Pol. Argjentinasi vlerësohet 35 milionë euro, shumë të cilën kuqezinjtë mund të detyrohen ta shpenzojnë për të siguruar mesfushorin polivalent të Udinezes.

TALENTE – Siç thamë, Ivan Gazidhis preferon talentet dhe një i tillë është pa dyshim Miron Boadu. 18-vjeçari ka shënuar 7 gola në 11 prezenca me PSV-në në kampionat plus edhe dy gola në kualifikueset e Ligës së Europës, megjithatë 15 milionë eurot që holandezët kërkojnë për yllin e tyre ngjasojnë më shumë me një investim që mund të bëhet në janar, për t’u konkretizuar në verë në rast se UEFA dënon kuqezinjtë për të kryer blerje.

Zeki Çelik i Lilës është një njohje “e vjetër” për Milanin që e sheh si pasues për largimin e Kalabrias. 20 milionë eurot e “kokës” së turkut e trembin “Djallin”, por ai vijon të jetë në listën e dëshirave të Bobanit dhe Maldinit. Edhe Brahim Diaz është një dëshirë. Spanjolli mund të sigurohet me një formulë si ajo e Teo Hernandezit, por në rastin e tij duhet mundur konkurrenca pasi kërkohet edhe nga klube të tjera.

Related posts

“MURI ZIKALTËR”/ Valter SAMUEL nis aventurën e re tek Argjentina e tij, do të jetë…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ WATFORDIT/ Sarri: Ndeshja është e vështirë, tani duhet…

Delo.autor

FLAMENGO U SHPALL KAMPIONE/ Adriano “SHPËRTHEN” në lot pas suksesit në Copa Libertadores (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment