Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA TAPETI I BUTË TEK HYRJA E MEDIAVE/ Ja çfarë la UEFA si detyra për t’u realizuar në “Air Albania Stadium”

Shqipëria priti Francën në stadiumin e ri kombëtar, të një cilësie dhe kapaciteti si kurrë më parë në vendin tonë. Ndeshja e parë inauguruese shkoi me shumë pozitivitet dhe pa ndonjë incident të rëndë.

tribuna medias arena kombetare

Sigurisht edhe me shumë nota pozitive, si nga ata që ishin të pranishëm, por mbi të gjitha edhe për krerët e organizimit të lartë europian, UEFA-s. Mes tyre edhe vetë presidenti Ceferin apo zëvendëspresidentët janë larguar me përshtypje vërtet pozitive.

Kjo e fundit, me delegatin dhe punonjësit e përcaktuar që të udhëheqin mbarëvajtjen e takimit ka plotësuar edhe një raport përfundimtar të ndeshjes, i mbyllur gjithashtu me nota pozitive. Ama, si çdo gjë që ende ka nevojë për rregullime, edhe në impiantin e ri ka pasur disa nënvizime të rëndësishme, që një stadium i tillë duhet t’i riparojë menjëherë dhe t’i ketë të zgjidhura sa më shpejt të jetë e mundur.

ÇFARË NUK SHKOI – Një nga gjërat që ka rënë në sy ka qenë fusha. Tapeti i butë i cili dukej se nuk ishte rrënjëzuar si duhet, tregoi qartë se nuk kishte cilësinë e kërkuar për një stadium të tillë. Pak shpejtimi për të luajtur, pak kushtet atmosferike dhe mbase edhe cilësia, kanë sjellë atë rezultat. Gjë e cila është nënvizuar dhe është lënë detyrë që të përmirësohet në vijim.

stadiumi arena kombetare tifozet

Së dyti, një gjë që ka bërë përshtypje ka qenë edhe menaxhimi i tifozëve apo edhe vetëm të ftuarve dhe mediave në ambientet e brendshme. Një impiant aq i madh kërkon përpikmëri edhe në shërbim kateringu. Në pushim të ndeshjes, është nënvizuar prani e shumtë njerëzish, sidomos në katin e tretë…

Së treti, që nuk lidhet drejtpërdrejt me federatën, ka qenë hyrja e mediave. Ishte vetë shefi i medias për UEFA-n që ka dalë në kordonin e parë rrethues të policisë për të negociuar futjen e gazetarëve të akredituar, por në disa momente është hasur në kundërshtim të uniformave blu me justifikimin: Kemi urdhër të mos kalojë asnjë. Kjo gjë është konsideruar si e nevojshme që të zgjidhet, në mënyrë që të mos haset pengesa për njerëzit që kanë akreditime për sektorë të veçantë të stadiumit.

arena

UEFA – Pasditen e ndeshjes, në faqen zyrtare të UEFA-s është njoftuar edhe sfida e Shqipërisë në stadiumin e ri kombëtar si dhe dekorimi i kreut të UEFA-s nga presidenti i Republikës. Në të nënvizohet investimi i pjesshëm nga projekti “Hat Trick” si dhe që bëhet fjalë për një impiant me kapacitet 22500 vendesh.

Related posts

LAÇI-LUFTËTARI/ Vendasit “dhuratë” gjirokastritëve, Luftëtari gjen golin e nderit (VIDEO)

Delo.autor

Inter nis bisedimet për mesfushorin e Tottenham

Sadik.Autor

ISMAJLI DREJT SERIE A/ Edi Reja zbulon 2 skuadrat italiane që e duan

Delo.autor

Leave a Comment