Futboll Sport

“NUK JENI TË MIRËPRITUR KËTU”/ Tifozët e PSG-së sulmojnë rëndë ultrasit e Marsejës

Rivaliteti midis PSG-së dhe Marsejës është shumë i madh, mjafton të kujtojmë incidentet e tifozëve të këtyre dy ekipeve.

Së fundmi ka pasur një përplasje tjetër mes dy tifozerive, dhe këtë herë jo në prag të ndeshjes, por gjatë një koncerti. Reperi francez Jul, i cili njihet edhe si një tifoz i flaktë i Marsejës ishte duke mbajtur një koncert, ndërkohë që kishte edhe shumë tifozë të Marsejës aty, me bluzat e ekipit të tyre të zemrës.

Të irrituar nga kjo situatë, tifozët e PSG-së mbanin aty një pankartë ku shkruhej “Marseja nuk është e mirëpritur këtu.”

Por nuk përfundoi këtu, pasi përveç pankartës, tifozët e PSG-së i sulmuan ata të Marsejës, duke ngjallur panik tek të pranishmit. Skena të frikshme këto, ku u desh ndërhyrja e policisë për tu qetësuar situata.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

HISTORIA E BRAZAOS/ Ish-sulmuesi që refuzoi Arsenalin për të mbrojtur portën e…

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Juventusi kontakton trajnerin e njohur…

Delo.autor

E KTHYEN LOJËN NË “TENIS”/ “Mautaro” udhëheq Interin drejt çerekfinales

Delo.autor

Leave a Comment