Futboll Sport

“NUK PENDOHEM PËR…”/ Ish-lojtari i Interit habit të gjithë: Mund të isha si Messi dhe Ronaldo, por nuk desha!

Ish-lojtari i Interit, Wesley Sneijder, pretendon se nëse do t’i ishte përkushtuar futbollit 100 për qind, do ta kishte arritur nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Sneijder i bëri këto komente befasuese duke folur në një intervistë për “Fox Sport”, ku theksoi se nuk dëshironte të bënte këtë gjë.

“Nëse unë do të kisha jetuar 100% për futbollin, atëherë unë do të isha në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon. Nuk desha të bëj një gjë të tillë dhe nuk pendohem për këtë!”

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Sneijder shquhet për sezonin 2009/10, kur e fitoi tripletën me Interin dhe arriti në finale të Kupës së Botës me Holandën.

Related posts

Largimi i Paulinjos/ Barcelona zyrtarizon zëvendësuesin tjetër brazilian (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Dy vëllezër në një skuadër, ish-mesfushori i Skënderbeut firmos me klubin kroat

Delo.autor

ZYRTARE/ Klubi i Serisë A shet sulmuesin e Kombëtares Shpresa tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment