Futboll I pakategorizuar Shqipëri Sport

“PËR SHQIPËRINË”/ Skënderbeu bën gjestin fantastik: Të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti!

Klubi i Skënderbeut është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që preku Shqipërinë më 26 nëntor.

Tërmeti i cili shkaktoi dëme shumë të mëdha në Shqipëri duke sjellë edhe viktima të shumtë, ka bërë që asnjë të mos rrijë indiferent ndaj kësaj tragjedie.

Klubi korçar ka konfirmuar se do t’i dhurojë të gjitha fitimet e biletave të shitura nga sfida e javës së 15-të ndaj Vllaznisë për të prekurit nga tërmeti.

Madje korçarët kanë ftuar tifozët të ndihmojnë sadopak në këtë moment të vështirë që po kalon vendi ynë.

51 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur kryesisht zonën e Durrësit dhe të gjithë Shqipërinë.

Reagimi i plotë:

#përShqipërinë

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 15-të ndaj Vllaznisë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Bëjmë thirrje tifozavë bardhekuq dhe komunitetit sportdashës të ndihmojnë dhe kontribojnë sadopak për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Detajet e shitjes së biletave do të publikohen një moment të 2-të!

Të gjithë bashkë #përShqipërinë

Related posts

INFEKTIMI I SALAH ME COVID-19 TEK DASMA E VËLLAIT TË TIJ/ Ish-sulmuesi Mido: Gafë e pafalshme

Delo.autor

NUK NDALET MANCHESTER CITY/ SUPER ASIST nga De Bruyne, Mendy realizon me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Rooney këshillon United: Ja në cilin pozicion duhet të luajë Pogba

Q.Autor

Leave a Comment